Nevojat e mëdha për vaksina në të gjithë botën kanë nxitur kompanitë farmaceutike të shtojnë dozat e prodhimit, ndërsa të tjera, të krijojnë vaksinën e tyre.

Rasti i kësaj të fundit është kompania “Janssen/Johnson & Johnson, e cila kërkon të aprovohet nga Agjencia Europiane e Barnave për përdorim vaksina e krijuar prej tyre, e për ta shpërndarë më pas në të gjithë Evropën.

Lajmi është bërë i ditur nga Komisioni Europian në faqen e tij në Tëitter.

Sipas procedurave të ndjekura edhe nga kompanitë, Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca, Agjencia Europiane e Barnave duhet të kryejë një vlerësim të pavarur dhe shkencor për të parë efektivitetin dhe sigurinë e vaksinës “Janssen/Jognson & Johnson, për ta autorizuar ë pas përdorimin e saj në Evropë dhe më gjerë.