Një natë mora një telefonatë nga një mik i mirë .
U ndieva shumë mirë nga telefonata e tij. Gjëja e parë që më pyeti ishte :
– Si je ?
Nuk e di pse iu përgjigja :
– Ndihem i vetmuar !
Dëshiron të flasim ? – më tha .
Iu përgjigja – Po !
Dhe ai menjëherë më tha : Dëshiron të vi në shtëpinë tënde dhe të flasim ?

Unë iu përgjigja – Po !
Ula telefonin dhe për 15 minuta shoku im ishte para derës duke i rënë ziles .
I fola për orë të tëra për gjithçka, për punën time, familjen, të fejuarën, për dyshimet e mia, dhe ai më dëgjonte gjithmonë me kujdes .
Pa kujtuar ishte zbardhur, ndihesha i shlodhur mendërisht, u ndieva mirë nga shoqëria e tij, mbi të gjitha nga dëgjimi i tij, më bëri të kuptoj gabimet e mia. Ndihesha shumë më mirë, dhe kur ai e vuri re që ndihesha mirë më tha : – Mirë ! Tani që ndihesh më mirë, unë po iki në punë .
U çudita dhe i thashë : – Përse nuk më lajmërove që do ikje në punë ?

Shiko sa është ora dhe ti nuk ke flejtur fare, të humba gjithë kohën këtë natë !
Ai qeshi dhe më tha : – S’ka problem, për këtë janë miqtë !
U ndieva i lumtur dhe krenar që kisha një mik të tillë .
E përcolla deri te dera e jashtme e shtëpisë dhe ndërsa ai po shkonte drejt makinës i bërtita nga larg : – Tani çdo gjë është në rregull, po përse më telefonove aq vonë mbrëmë ?
Ai u kthye drejt meje dhe më tha me zë ulët që dëshironte të më jepte një lajm, dhe unë i thashë : – Çfarë ka ndodhur ?
Mu përgjigj : – Shkova tek doktori, dhe ai më tha që jam shumë sëmurë ..

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Unë ngela pa fjalë, por ai buzëqeshi dhe më tha : Do të flasim përsëri, të uroj një ditë të bukur !
Ktheu kurrizin dhe iku .Mu desh pak kohë që të vija në vete dhe pyesja veten : Përse kur më pyeti si isha, unë harrova ta pyes për veten e tij dhe fola vetëm për vete ?
Ku e gjeti forcën të më buzëqeshte, të më jepte kurajë, të më thoshte gjithçka, në atë situatë që gjendej ? Kjo është e pabesueshme !
Që nga ai moment jeta ime ndryshoi .
Tani jam më pak dramatik për problemet e mia, dhe luftoj shumë për gjërat e bukura në jetë .Tani iu kushtoj shumë kohë njerëzve që dua dhe problemeve të tyre …

I uroj ata të kenë një ditë të bukur dhe iu kujtoj se : Ai që nuk rron për të ndihmuar të tjerët, nuk ia vlen të jetojë…
Jeta është si një shkallë, nëse ti shikon lart do të jesh gjithmonë i fundit në rresht, por nëse ti shikon poshtë do të shohësh që janë të shumtë njerëzit që do të dëshironin të ishin në vendin tënd !

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...