Sot Apple zbuloi më shumë dhe kësaj here e bëri përmes iOS 14, versioni i cili nuk ndalon të ekspozuari sekretet e Apple.

Muajin e kaluar Apple aksidentalisht zbuloi informacione për një prej modeleve më të mira ndër vite që do të jetë iPhone i këtij Shtatori.

Sot Apple zbuloi më shumë dhe kësaj here e bëri përmes iOS 14, versioni i cili nuk ndalon të ekspozuari sekretet e Apple.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

iOS 14 zbulon se Apple do të bashkëpunojë me BMW për të sjellë teknologjinë CarKey. E thënë thjeshtë ju do të mund të përdorni iPhone tuaj si një çelës makine.

BMW do të jetë partneri i parë por jo i fundi i projektit Apple CarKey. Në fakt Apple do të bashkëpunojë me disa prodhues pjesë e Konsorciumit Car Connectivity (CCC) i cili përfshin edhe General Motors, Honda, Hyundai dhe Volkswagen si dhe kompanitë si LG, Panasonic dhe Samsung.

Por çfarë i jep avantazhin Apple në këtë drejtim? Teknologjia UWB ose Ultra-Wideband. CCC thotë se mënyra më e mirë për të zhvilluar teknologjinë që do të shndërronte telefonët tanë në çelësa makine është përdorimi i Bluetooth dhe Ultra-Wideband.

Për ti bërë gjërat të qarta vetëm tre telefonë në botë sot kanë këtë teknologji: iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max.

Apple prej kohësh thotë se UWB do ti hapë rrugë një gjenerate të re funksionalitetesh e teknologjish dhe CarKey është një shembull sesi të siguroni makinën edhe me nivele biometrike të aplikuara në iPhone.

Sa na duhet të presim për këtë teknologji? Gjashtë muaj dhe aspak më shumë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!