Një shpikje e presidentit Makron: “Islami francez”

Presidenti francez Makron në 2 tetor 2020 mbajti një fjalim, ku siç njofton gazeta pretigjioze amerikane “Njujork Tajms” e 2 tetorit, shpalli planet për të zhvillur një “Islam të Francës”. Presidenti Makron brenda dy muajsh do të paraqesë dhe një ligj për këtë qëllim, sepse siç shkruan revista e madhe amerikane “Njuzuik”: “Makron don të krijojë “Islamin francez””. Në fjalën e tij në 2 tetor presidenti francez nuk bëri të ditur nëse ai përveç “Islamit francez”, ka plane për të zhvilluar edhe katolicizmin francez, protestantizmin francez, ortodoksizmin francez, judaizmin francez, etj.

Klasifikimi i fesë sipas emrave të shteteve qysh në pamjen e parë është idiotizëm, por përtej kësaj zbulon qëllimin e vertetë të atyre udhëheqësve, kur shpallin se do të shtetëzojnë dhe do t’i venë emrin e shtetit vetëm një feje, asaj për të cilën kanë fobi.
Emërtimi i fesë sipas emrave të shtetit është një idiotizëm, të cilin e kanë shumë qejf edhe levantinët në Shqipëri dhe në Kosovë, që pretendojnë broçkullën ” Islam shqiptar”. Nuk flasin dhe nuk pretendojnë kurrë për katolicizëm shqiptar, për ortodoksizëm shqiptar, për protestantizëm shqiptar, për judaizëm shqiptar, etj. Islamofobia u dikton levantinëve shqiptarë klasifikimin me emrin e shtetit vetëm për fenë Islame. Le të presin sa ta krijojë presidenti Makron modelin e “Islamit francez” dhe ta kopjojnë prej tij, që të bëhen tamam levantinë.jo