Intervista e djeshme e kryeministrit Edi Rama përballë disa gazetarëve në studion e emisionit “Opinion” afirmoi një të vërtetë me rëndësi politike, por edhe gazetareske: zoti Rama drejton një shfaqje të suksesshme që mbulon një qeveri të paskuesshme, në mos të dështuar.

Ai iu shmang thuasje të gjitha pyetjeve që mundet të ishin më të mira, duke iu përmbajtur parimit të komunikimit me qytetarët. Aty ku pyetej për procedurat e inceneratorëve, një temë kjo e nxehtë dhe që fsheh shumë probleme, z. Rama këmbëngulte për të vendosur dallimin visual mes situatës së djeshme me mbetje rrugëve dhe gjelbërimit të sotshëm në impiantet e reja. Në të vërtetë edhe qytetarët në pikëpamjen e tij kaq do memorizojnë, duke zhbërë kështu një kauzë që është kapur nga PD-ja.

Ai injoroi kryetarin e PD-së që nuk dinte si ta sqaronte një shifër që kërkonte shpjegime, rezultoi si viktimë nga një sulm fare vulgar i Sali Berishës, luante teatrin e pedagogut këmbëngulës nëpër studio, duke vendosur në finale tonin e diskutimit.

Ju pëlqen!

Është një ballafaqim i pabarabartë. Gazetarët bëjnë pyetje, por debatit, që do të duhet të evidentojë problematika, i mungon një drejtësi si përmasë teorike prezente dhe një reagim shoqëror efektiv. Përndryshe ky ballafaqim studiosh ku thuhet shumëçka dhe asgjë nuk ndodh është thjesht dhe vetëm një ritual televiziv që mban gjallë sukseset e një njeriu të vetëm. Koha ka sjellë dukuri të reja që kërkojnë përgjigje dhe ku z. Rama luan i vetëm sepse përtej të qenit kryeministër është dhe sillet si dukuri televizive dhe i mediave sociale. Dhe kur një qeverisje si kjo arrin të mbulohet mirë me shfaqje ku vlen vetëm shikueshmëria, atëherë ajo është e rrezikshme për mbarë vendin.

s.zaimi

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.