Google e bën të qartë se opsioni do të vijë në platformat desktop macOS, Windows, Linux dhe Chrome OS.

Përdoruesit e versionit desktop të Chrome së shpejti do të përfitojnë nga një prej opsioneve me të spikatura në mobile që ka qenë i disponueshëm në iOS prej vitesh.

“Read Later” bën të mundur ruajtjen e artikujve për ti aksesuar më vonë. Opsioni është i ngjashëm me ato që gjenden në Microsoft Edge ose Firefox dhe elimonon nevojën për të mbajtur dhjetëra tabe hapura.

Ju pëlqen!

Opsioni gjendet i fshehur në versionet eksperimental të Chrome 86 dhe mund të aktivizohet duke vizituar nga fusha e adresës chome://flags.

Shpjegimi i opsionit thotë se “do të lejojë përdoruesit të ruajnë tabet për ti hapur më vonë.” Google e bën të qartë se opsioni do të vijë në platformat desktop macOS, Windows, Linux dhe Chrome OS.

Edhe pse është prezent, nuk është ende funksional dhe qartësisht duket në fazat e para të zhvillimit andaj mbetet një enigmë se kur do të mbërrijë tek përdoruesit.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!