Menuja e kontekstit do të hiqet shumë shpejtë nga WhatsApp për shkak të një problemi i cili bënte që kjo menu të dështonte.

Aplikacioni popullor i komunikimit WhatsApp ka vendosur të bëjë një ndryshim të vogël në aplikacionin iOS por që nuk do të pritet mirë nga përdoruesit të cilët janë mësuar të ndajnë me shpejtësi imazhe dhe GIF.

Një përditësim i WhatsApp së shpejti do të eliminojë menunë e kontekstit. Kjo menu bënte të mundur shpërndarjen, kopjimin dhe ridërgimin e një mesazhi, imazhi, videoje dhe përmbajtje tjetër duke mbajtur të shtypur për pak sekonda me gishtin tuaj.

Ju pëlqen!

Menuja e kontekstit do të hiqet shumë shpejt nga WhatsApp për shkak të një problemi i cili bënte që kjo menu të dështonte.

Nuk dihet se kur do të rikthehet por nuk ka për tu pëlqyer nga përdoruesit. Ky ndryshim nuk ka të bëjë me pandeminë e koronavirusit ku kompania kufizoi frekuencën e ridërgimit të mesazheve për të parandaluar keqinformimin.

Megjithatë ka edhe lajme të mirë. E para është një filtër kërkimi i avancuar ku mund të gjeni dokumente, foto, video dhe mesazhe specifike. E dyta është mbrojtja e kopjeve rezervë të mesazheve me një fjalëkalim.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!