Nga Ilir Metaj

Me mire te dish,apo te kesh?

Gjate nje vizite ne Permet, kaluam per te pare edhe Banjat e Benjes, vetem 14 km larg qytetit.

Ju pëlqen!

Ajo qe pashe, me shume me trishtoi.

Nje katrahure mjetesh, motora, makina, furgona, autobusa te parkuar si mos me keq, ne nje fushe te pluhurosur, nen nje c’organizim te organizuar qe e bente qamet te sikletshme jo vetem parkimin, po mbi te gjitha daljen prej andej.

Rruget rreth e rrotull burimeve termale, ishin ne pjesen me te madhe te pasistemuara dhe gropa-gropa.

Nje zallamahi njerezish qe kishin pushtuar territorin e qe per shkak te numrit tej mase mbi kapacitetin e “vaskave” rrinin ne uje, ngjeshur me njeri tjetrin, aq sa me shume sesa eren e baltrave sulfurike, ndjenin eren e sqetullave te njeri-tjetrit.

Eshte me mire te dish, apo te kesh?

Pse te gjithe kete mrekulli qe natyra na e ka falur, mos t’a ofrojme ne standarte njerezish dhe jo kafshesh?

Pse Bashkia e Permetit, mos te krijoje me Banjat e Benjes, nje ambjent te rregullt me standarde te thjeshta dhe elementare infrastrukturore, pasterti dhe higjene, kabina ku njerezit mund te nderroine veshjen, parkim te rregullt e te kontrolluar, ambjente sherbimi me standarte te cilesuara, numer frekuentuesish aq sa lejon kapaciteti me tarife pagese ne intervale kohe, ndricim dekorativ qe e ben mahnitese dhe te frekuentueshme edhe naten, pjesen e fushimit estetik me cadra dhe kampinjgje ..?!

Seicila prej ketyre sherbimeve,me pagesen perkatese, jane jo vetem nje burim te ardhurash aspak indifetente per nje Bashki si Permeti, por edhe mundesi e shkelqyer per punesim.

Patjeter pastaj, qe per nje kategori si pensionistet, mund te caktohej nje kohe e pershtatshme gjate dites, ku sherbimet t’i kishin falas.

Eshte me mire te dish sesa te kesh.

Po me mire akoma eshte te dish dhe te kesh.

Bashkia e Permetit ka Banjat e Benjes.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.