Me disa, ne nuk mbajmë një marrëdhënie shumë të gjatë dhe intime, por me të tjerët lidhemi thellë.

Këta njerëz janë ata që i quajmë miq.

Miqtë tanë të vërtetë janë të pranishëm gjatë momenteve më të vështira të jetës. Dhe zakonisht mund të numërohen në gishtat e dorës. Këta njerëz gjithmonë janë të pranishëm për të na mbështetur dhe për të na dashur ashtu siç jemi, pa pritur asgjë në këmbim.

Ju pëlqen!

Ata i dinë anët tona më të këqija, por ato mbeten aty, ndjehen të lumtur për rezultatet tona dhe nuk kanë frikë të na tërheqin vëmendjen kur bëjmë gabime, sepse mbi të gjitha, ata duan të mirën tonë dhe lumturinë tonë.

Me kalimin e kohës, jeta na tregon se kush është me të vërtetë në anën tonë dhe shpesh habitemi, sepse njerëzit që kanë më shumë rëndësi për ne, nuk janë gjithmonë besnikë. Dhimbja e zhgënjimit nga një mik është shumë e madhe, sepse ne i konsiderojmë ata bashkëudhëtarë, por prapëseprapë, duhet të ecim përpara.

Diçka që duhet të sqarohet është se miqtë tanë nuk janë ata që gjithmonë pajtohen me ne, ose që dëshirojnë të japin jetën e tyre për të mirën tonë, si dhe armiqtë tanë nuk janë gjithmonë ata që nuk pajtohen me ne ose që ata kanë qëllime të ndryshme në jetë.

Duhet të jemi të mençur sa duhet për të vlerësuar miqësitë tona dhe për të konsideruar sa personi tjetër tregon interes të vërtetë për ne, për të mirën tonë.

Nëse keni dikush në jetën tuaj që shfaqet vetëm kur është e përshtatshme për të dhe ju bën të hiqni dorë nga gjërat që janë të rëndësishme për ju, mendohuni mirë nëse ai person vërtet ju bën mirë dhe ju bën të lumtur. Këta njerëz veprojnë me interes, dhe sapo të mos e kenë, do të largohen.

Ndërsa miqtë janë krejt ndryshe. kanë një atmosferë pozitive dhe të hareshme që i rrethon dhe na bëjnë të lumtur që në momentin e parë. Tek ta mund të besojmë, të ndajmë gëzimet tona, ëndrrat, sekretet. Me ta mund të bëhemi më të fortë dhe besimplotë. 

Janë mbështetësit tanë më të mëdhenj.

Duhet të jemi gjithmonë të vëmendshëm, sepse njerëzit përreth nesh lëshojnë gjithmonë sinjale që tregojnë nëse kanë vërtetë qëllimet më të mira në zemrat e tyre, dhe nëse shqetësohen realisht për ne.

Shumë njerëz mbajnë maska, por nëse shohim nga afër, përtej dukjes dhe sipërfaqësisë, do të jemi në gjendje të identifikojmë ata që vërtetë mund t’i quajmë miq.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!