Çdo lindje është kaq e ndryshme nga tjetra dhe unë kam parë çdo gjë gjatë punës time. Mama që dëgjojnë këngë duke ngulçuar dhe duke marrë frymë me vështirësi. Nëna që sapo kanë kryer operacion cezarian dhe që lyejnë me lëngjet vaginale fytyrën dhe gojën e të sapolindurëve të tyre duke besuar se kjo gjë do t’i mbrojë ata nga azma dhe alergji të tjera. Nëna që duan të ruajnë placentën e tyre, duke bërë gjëra të pabesueshme si duke e mbjellë atë në kopësht, poshtë një  peme si kujtim nga lindja.Sigurisht kam parë edhe nëna që defektojnë gjatë lindjes, por kjo nuk është asgjë. Si mamie, ne jemi mësuar me të gjitha lëngjet e trupit. Madje kjo mund të jetë një shenjë se lindja po afrohet. Kur kjo ndodh, zakonisht përpiqem të ndryshoj shtratin përpara se nëna ta vërë re e të turpërohet rreth saj.

Përgjatë 15 viteve të kaluara, kam pritur me qindra foshnje, më shumë sesa mund të numëroj. Asgjë nuk krahasohet me ndjesinë kur dëgjon frymëmarrjen e parë të një bebeje, ose kur sheh prindërit e rinj që mbajnë foshnjën e tyre në dorë për herë të parë. Gjithmonë ndihem me fat që jam dëshmitare e momenteve të tilla.

Por teksa ka momente të mira, ka dhe shumë momente të këqija gjithashtu. Lindja është shpesh një proces i dhimbshëm dhe i vështirë dhe ato që e përjetojnë mund të ndihen në ankth dhe stres, para dhe pas lindjes. Një herë një paciente më ulëriti me sa kishte në kokë, sepse donte të shkonte në shtëpi herët.

Ju pëlqen!

Ajo e dinte që nuk ishte faji im dhe që nuk mund të bëja asgjë. Ishte thjesht e rraskapitur dhe dëshironte që çdo gjë të mbaronte sa më shpejt.

Gjithashtu dhe burrat e grave që janë në sallën e lindjes janë të vështirë për t’u menaxhuar. Gjatë procesit ata ndihen të padobishëm dhe për shkak të kësaj, ne që jemi aty kthehemi në shënjestrën e tyre të frikës dhe frustrimit. Jam bërë eksperte e mënjanimit të situatave të tensionuara duke sugjeruar familjarët të dalin jashtë për një çaj apo të hanë diçka. Shpesh ata kanë nevojë thjesht për pak ajër dhe një kafshatë të vogël.

Menaxhimi i emocioneve të pacientëve nuk është asgjë në krahasim me ngarkesën time mendore dhe fizike gjatë orarit të punës.

Unë punoj me 3 ose 4 turne në javë prej 12 orësh e gjysmë. Duke punuar gjatë ditës dhe gjatë natës, ndihem shpesh komplet e këputur, por kur jemi shumë të zënë qëndroj në punë edhe 15 orë.

Kur nuk ka staf mjaftueshëm, unë s’mund ta lë vetëm në gjysmë të rrugës një nënë që po kalon një lindje të vështirë, lidhur pas një makinerie dhe me dhimbje të forta.

Në ditë të këqija, kthehem nga puna në shtëpi e frikësuar dhe me një ndjenjë tmerri për tu kthyer sërish në punë ditën tjetër.

Frika më e madhe që më shoqëron është se prej mungesës së gjumit mund të bëj ndonjë gabim apo më keq akoma, të harroj dozën e ilaçit që duhet përdorur.

Njoh shumë mami që ashtu si puna ime, kanë ankth në nivel të ulët, por të vazhdueshëm për punën që bëjnë.

Gjithashtu është ironik fakti, që edhe pse punoj në shëndetësi unë ushqehem shumë keq. Stresi dhe mungesa e pushimit më bën që të varem nga pijet me gaz dhe ëmbëlsirat për të ruajtur nivelet e energjisë. Njëherë pata një periudhë ku nuk haja asgjë veç çokollatave dhe coca-cola, informon dritare.net.

E kam konsideruar shpesh largimin nga puna. Aktualisht jam me leje lindje, e dyta brenda tre viteve, e cila më ka dhënë një shkëputje mendore nga stresi dhe presioni i punës. Kjo më ka dhënë kohë të shqyrtoj nëse mundem ta përballoj më apo jo si punë.

Pjesa më e vështirë e punës sime është kujdesi për familjet, foshnjat e të cilave vdesin gjatë shtatzënisë ose për arsye mjekësore.

Është gjithmonë një trishtim i madh.

Pjesa më e keqe për mua është kur nëna me barkun tek goja vijnë të shqetësuara se foshnja e tyre nuk lëviz.

Frika në fytyrat e tyre është e vështirë për t’u përballuar. Fatmirësisht, shumicën e kohës është një alarm i rremë, por, megjithëse normat e vdekjeve fetale në Britaninë e Madhe po bien, sërish një në çdo 225 shtatzënëi ende përfundon me vdekje të fetusit,

Ne gjithmonë i paralajmërojmë nënat që, nëse fëmija i tyre nuk po lëviz, ato duhet të vijnë menjëherë në spital. Mos prisni asnjëherë!

Është e tmerrshme. E kam përjetuar vet. Para 10 vitesh mora pjesë në lindjen e një gruaje në muajin e 8-të të shtatzënisë, e cila kishte mbetur shtatzënë përmes IVF. Ajo ishte duke pritur në sallë me tension shumë të lartë dhe kishte mjaft hemoragji, pasi kishte pësuar shkëputje të placentës. E futëm me nxitim në sallë për të shpëtuar foshnjën. Kirurgu bëri një punë të shkëlqyer, por fatkeqësisht foshnja nuk mbijetoi dot.

Asnjë lloj trajnimi nuk të përgatit për tragjedi të tilla. Në atë moment më përfshiu adrenalina, por ai çast do të më përndiqte për një kohë të gjatë, informon dritare.net

Kisha kujtime “flash” të asaj që ndodhi kur isha në shtëpi apo kur rrija shtrirë në një moment qetësie. Nuk mund të ndaloja së menduari për dhimbjen që kishin përjetuar prindërit në atë moment.

Tani që jam bërë nënë vet, sigurisht kam një respekt tjetër për çdo grua që kur ngel shtatzënë, lindja e deri tek rrija e fëmijëve. Të jesh mamie mund të jetë shumë e vështirë, por sërish e dua shumë lidhjen që ndjej me çdo familje. Edhe pas qindra lindjesh, suport në gjidhënie, eksitimin nervoz në zërin e tyre, sërish ndjesia është kaq speciale.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!