Reagimi i Edi Ramës pas  lajmit për tërheqjen e dekretit të zgjedhjeve nga Presideti nuk lë shumë hapësirë për të shpresuar në një ekuacion politik të parashkruar. Jemi në kushtet kur kryeministri bën gaztorin ndonëse është para një situate ku edhe faktori ndërkombëtar është në kllapi për t’i dhënë dum një situate të papreçedentë.

Megjithatë Edi Rama në komentin që bëri në Berat i mëshoi idesë se anullimi i zgjedhjeve ishte një plan që synon varrosjen e reformës në drejtësi. Një kartë me të cilën zoti Rama kërkon të miklojë amerikanët me devotshmërinë se ai është njeriu i tyre në këtë lojë.   Madje duke e përkthyer si lojë shahu ai thotë se është tre lëvizje përpara.

E sigurtë është se hapi i hedhur nga Meta e bën edhe më kaotike situatën politike, përfshi edhe skenarin e fundit që është vendosmëria e opozitës për të bllokuar qendrat e votimit pamvarësisht kërcënimit të amerikanëve për shpalljen non grata të tyre. A do të vazhdojë zoti Rama të bëjë rolin e Sali Protopapës, që përbetohej në emër të të huajve për të bërë zap shqiptarët e krahut tjetër kjo mbetet për t’u parë. Të dhënat e këtij personazhi i ka, varet si do shkojë historia deri ne fund. /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.