Në një kafiteri hynë dy persona dhe iu afruan banakut.
“Pesë kafe ju lutem. Dy për ne dhe tre kafe të varura”. Pasi paguan, morën dy kafet e tyre dhe u larguan.
Pyeta kamerierin. “Si është puna me këto kafet e varura?”
“Prisni dhe do të shihni”, mora përgjigjen.
Pak më vonë hynë dy vajza, të cilat kërkuan secila nga një kafe, paguan dhe ikën.
Porosia e radhës ishte nga tri gra për shtatë kafe – tri për to dhe katër kafe të varura.’
Mbeta kurreshtar… cili është kuptimi i kafeve të varura.
Papritur, një burrë i veshur me rroba të arnuara, i cili dukej si i pastrehë, iu afrua banakut dhe pyeti:
“A keni një kafe të varur?”
“Po, kemi zotëri”.
Pasi i shërbyen atij kafenë … mora përgjigjen time për këto “kafetë e varura” të famshme.
Njerëzit paguajnë paraprakisht për një kafe, që do të shërbehet për këdo që nuk mund të paguajë një pije të ngrohtë.
Është gjithashtu e mundur të porosisni jo vetëm “kafe të varura”, por edhe ndonjë sanduiç ose vakt të plotë me kosto të ulët.

Kjo traditë filloi në Napoli. Çuditërisht kjo ide u përhap në të gjithë qytetet e vogla dhe të mëdha të botës.
A nuk do të ishte ide e mirë sikur të gjithë të fillonim ta praktikonim këtë traditë nëpër fshatra, qytete të vogla dhe të mëdha ku jetojmë.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.