Jailbreak i ri është lançuar nga unc0ver team dhe funksionon tek të gjitha modelet iPhone me iOS 11 ose më shumë deri në iOS 13.5 që Apple e lançoi këtë javë.

Një ekip hakerash të iPhone ka publikuar një mjet të ri “jailbreak” i cili zhbllokon çdo iPhone edhe modelet e fundit me iOS 13.5.

Që kur Apple ndërtoi një mur për të bllokuar çdo tentativë për instalimin e aplikacioneve jashtë App Store apo modifikimeve të ndryshme të sistemit operativ iOS, hakerët kanë tentuar vazhdimisht të thyejnë këto kufizime që i quajnë “jail – burg” prej ku merr edhe emërtimin “jailbreak” ose thyerje e burgut.

Jailbreak realizohet nga hakerët të cilët gjejnë probleme sigurie në iOS dhe arrijnë të kapërcejnë kufizimet që Apple vendos në softuer. Apple thotë se këto kufizime janë në të mirën dhe sigurinë e përdoruesve.

Por ata që preferojnë të bëjnë “jailbreak” thonë se janë këto kufizime të cila ti ndalojnë nga përshtatja e iPhone sipas nevojave të tyre duke fituar të njëjtën liri që kanë përdoruesit e telefonëve Android.

Jailbreak i ri është lançuar nga unc0ver team dhe funksionon tek të gjitha modelet iPhone me iOS 11 ose më shumë deri në iOS 13.5 që Apple e lançoi këtë javë.

Informacionet sesi hakerët kanë arritur të ndërtojnë këtë jailbreak janë të pakta. Por ashtu siç jailbreak gjen një probleme sigurie në iPhone për tu instaluar, Apple nga ana tjetër përpiqet të adresojë sa më të parë të jetë e mundur duke bllokuar këtë proces.

Ekspertët e sigurisë këshillojnë përdoruesit të iPhone të shmangin jailbreak sepse rrisin rrezikun e hakimit.