Ekipi tha se studimi tregon sesa rezistent është virusi krahasuar me viruset e tjera stinore duke ngelur infektues për një periudhë më të gjatë.
Një hulumtim thotë se koronavirusit mund të jetë deri në 28 ditë mbi ekranet e smartfonëve
Virusi që shkakton Covid-19 mund të mbijetojë në sipërfaqe të lëmuara si smartfonët, metale dhe paratë prej letre shumë më gjatë sesa virusi i zakonshëm i dimrit sipas hulumtuesve të agjencisë kombëtare të shkencës në Australi.

Ata arritën në përfundimin se virusi mund të qëndrojë deri në 28 ditë por testimet e tyre ishin në kushte të kontrolluara deri ideale. Në të njëjtat kushte virusi i zakonshëm jeton deri në 17 ditë sipas studimit.

Ekipi tha se studimi tregon sesa rezistent është virusi krahasuar me viruset e tjera stinore duke ngelur infektues për një periudhë më të gjatë.

Gjithashtu tregon rëndësinë e pastrimit dhe dezinfektimit të smartfonëve. Testimi është bërë në një temperaturës konstante 20 gradë celsius për të eliminuar efektet e dritës ultra-violet që është armiku kryesor i viruseve dhe baktereve.

Ekspertët thonë se viruset infektuese jetojnë vetëm pak orë dhe testimi nuk përfshin mukusin ku zakonisht gjenden qeliza të bardha dhe anti-trupa.

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve përhapja e virusit duke prekur sipërfaqe të ndryshme është shansi më i vogël për tu infektuar.