Një histori e shkurtër e anestezisë: që nga agonia e papërshkrueshme, deri te zbërthimi i ndërgjegjes.

Ne presim që të mos kemi dhimbje gjatë një operacioni ose të paktën të mos na kujtohet procedura. Por, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Deri në zbulimin e anestezisë së përgjithshme në shekullin 19, operacioni ishte vetëm si një shpresë e fundit dhe e dëshpëruar. Të ndërgjegjshëm dhe pa asnjë lehtësim dhimbjeje, me një agoni të papërshkrueshme dhe me rrezik të konsiderueshëm.

Por, nuk ishin vetëm pacientët ata që vuanin. Edhe kirurgët gjithashtu përjetonin ankth dhe stres të madh. John Abernethy, një kirurg në spitalin e Shën Bartolomeut në Londër, në fillim të shekullit 19 e përshkruan ecjen nëpër sallën e operacioneve si “të shkosh për t’u varur” dhe se ishte e njohur që ndonjëherë të lotoje dhe të të vinte për të vjellë pas një operacioni të tmerrshëm.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Zbulimi i anestezisë.

Një dentist i ri nga ShBA-ja i quajtur William Morton, i nxitur nga mundësitë për biznes që jepnin avancimet teknike në dhëmbët artificialë, ai kërkoi me ngulm zhvillimin e një mënyre të pagabueshme për të lehtësuar dhimbjet dhe për të rritur përfitimet dentare.

Përpjekjet e tij shumë shpejt u çmuan. Ai zbuloi se kur ai ose një kafshë e vogël thithte eter etili, kalonin në një gjendje të fiktit dhe nuk reagonin. Pak muaj pas këtij zbulimi, me 16 tetor 1846 Morton arriti të vinte nën anestezi një pacient të ri mashkull në një demonstrim publik, në spitalin e përgjithshëm në Massachusetts. Shefi i kirurgjisë së spitalit arriti t’i hiqte një tumor në nofullën e djathtë. Dhe kjo ndodhi pa ndonjë lëvizje të dukshme ose ankesë të pacientit, që habiti shumë si kirurgun ashtu edhe audiencën.

Përdorimi i anestezisë.

Lajmet për vetitë e mrekullueshme të eterit u përhapen përgjatë Atlantikut në Britani dhe stimuloi zbulimin e kloroform-it që avullon, si anestezi e përgjithshme. Sipas zbuluesit të tij, kloroformi nuk kishte asnjë nga efektet anësore të eterit të tilla si: erë të athët, irritim të fytit dhe të hundës etj.

Rrjedhimisht kloroformi u bë anestezia më e zakonshme në kirurgjinë Britanike dhe në praktikën e anestezisë dentale dhe kjo falë themeluesit të anestezisë shkencore John Snow, por mbeti jo esenciale për shumicën e doktorëve.

Kjo ndryshoi pasi Snow i dha mbretëreshës Viktoria kloroform gjatë lindjes së fëmijës së saj të tretë, Princi Leopold. Publiciteti që e ndjeku më pas e bëri anestezinë më të pranueshme dhe kërkesat u rritën si gjatë lindjeve ashtu edhe për arsye të tjera. Aty nga fundi i shekullit të 19 anestezia ishte diçka e zakonshme.

Anestezia është e sigurtë.

Sot eteri sulfurik (eter etili) dhe kloroformi janë zëvendësuar me agjentë më të sigurtë dhe më efektivë si sevoflurane dhe isoflurane. Eteri ishte shumë i djegshëm dhe nuk mund të përdorej me “electrocautery” (përdorimi i një gjilpëre ose instrumenti tjetër që nxehet nëpërmjet rrymës elektrike) ose për të monitoruar pacientët elektronikisht. Ndërsa kloroformi ishte i shoqëruar me një shkallë të lartë vdekjeje të papritura për shkak të atakut kardiak.

Pavarësisht rritjes së efektivitetit klinik me të cilën anestezia ka qenë administruar për 170 vitet e kaluara dhe pavarësisht themelit teknik dhe shkencor të saj, ne akoma kemi vetëm një ide të vagullt se si anestezia prodhon gjendjen e pandërgjegjshme.

Anestezia mbetet mister.

Anestezia e përgjithshme duhet që t’a bëjë pacientin të palëvizshëm, të mos ndjejë dhimbje dhe të pandërgjegjshëm. Nga këto më e vështira për t’u matur dhe përcaktuar është e pandërgjegjshmja.

Në fillim të shekullit 20 kemi menduar se anestezia funksionon duke u shpërbërë brenda në pjesë yndyrore të qelizave të jashtme të trurit (membranën qelizore) dhe duke interferuar në mënyrën se si funksionojnë.

Por, tani e dimë që anestezia ndikon në një varietet të gjerë proteinash të nevojshme për të suportuar aktivitetin e neuroneve dhe sjelljen e tyre koordinuese. Dhe për ti kuptuar më mirë efektet e shumta duhet të zhvillojmë një teori të testueshme të formuluar matematikisht.

Këto teori duhet që jo vetëm të përshkruajnë se si ndërgjegjia shfaqet në aktivitetin e trurit, por gjithashtu të shpjegojë se si aktiviteti trunor preket nga veprimi i anestezisë. Dhe pavarësisht zhvillimit të jashtëzakonshëm në shkencën e anestezisë, pas pothuajse 200 vitesh ne jemi ende duke pritur për një teori të tillë.

Përmbledhje e artikullit: https://www.google.com/amp/s/theconversation.com/amp/a-short-history-of-anaesthesia-from-unspeakable-agony-to-unlocking-consciousness-74748

Marre nga Skeptik

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...