Harta në fjalë përdorej sot nga gazeta italiane “Corriere della Sera” si ilustrim i një raportimi mbi situatën e fundit të pandemisë në Europë. Absurditetit të vendimeve të Bashkimit Europian që lejon daljen e shtetasve të vendeve anëtare, por jo hyrjen e të huajve pa kontroll, u shtohet edhe kjo hartë që piketon rastet e infektimeve në Europë duke lënë të ashtuquajturin Ballkan Perëndimor, pra të gjitha vendet e rajonit që nuk janë ende anëtarë të BE-së.

Ndërkohë në statistika përfshihet edhe Zvicra që nuk është anëtare e BE-së, duke vendosur kështu karantinën politiko – administrative për virusin vetë i cili ndoshta pëson mutacione sapo hyn në zonën Shengen. Ndërkohë që p.sh qytetarë të Shqipërisë hyjnë në BE nga Greqia dhe Italia duke ilustruar se kritere të tilla nuk i vlejnë askujt.

Është kjo mendësi që krijoi para disa javësh edhe lajmin se në Gjermani shtimi i infektimeve lidhet me të ardhurit nga Ballkani, sikurse në fillimet e pandemisë, kur u përfol Italia si vend i pistë. Cila Europë justifikon vallë këtë qasje ndaj një sëmundjeje globale duke vënë në diskutim një politikë të disa dekadave? Të mos harrojmë fillimet e pandemisë kur u përfol edhe përjashtimi i Ballkanit Perëndimor nga tregu i pajisjeve mjekësore, diçka që dëshmon se bota në thelbin e vet është e ndarë dhe më pak humane nga sa predikon.

Ju pëlqen!

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!