Shkruan: Valon Rogova

Kur e kryqëzuan Krishtin, turma, vetknaqej sepse më në fund po kryqëzohet një “mashtrues”. Krishti, sipas asaj çfarë kemi lexuar, tha vetëm një fjalë, magjike në fakt: fali o zot se s’dijnë se ç’bëjnë.

Sipas Krishtit, ata, nuk e kishin idenë që janë duke kryqëzuar të dërguarin e Perëndisë që, vdiq dhe morri në supe gjithë mëkatet e botës.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Edhe sot, neve, për hirë të mirësisë e korrektësisë, në vend të urrejtjes ndaj Dastidit, po përdorim shprehjen e Krishtit: Fale o zot se s’di se ç’thotë.

Sot, shumica, u irrituan nga turma e njerëzve që vraponin për t’i marrë ndihmat sociale.

Sot, ata, kushdo qofshin, që shkuan për ato ndihma, u vranë moralisht, u përbuzën, u shanë dhe u etiketuan si budallenjë dhe si njerëz të pakujdesshëm. Që kjo shfaqje të duket akoma më e shëmtuar, e ndihmuan edhe njerëz publicist e zyrtar të shumtë, të cilët, po supozoj që, më e pakta, mbase do t’i kenë të kursyera mbi 1000 euro e përpjetë në xhirollogari.

Ata, t’shkretët, që dolën sot për t’i marrë ato ndihma, me siguri se vuajnë për bukën e gojës. Ata janë dalë me shqetësim sepse, orë e cast, mediat vendore e ndërkombëtare, paralajmërojnë që në vijim, situata sa vjen e do të rëndohet.

E kemi kollaj të rrijmë nëpër fotele, në ambiente të ngrohta, me familjar afër e të kritikojmë këta që nesër mund të jenë shkaktarët e përhapjes së epidemisë.

Çdo ditë, kërkime shkencore e studime na kujtojnë pa ndërprerje se jemi përballë një dukurie epokale.

Dastid Pallaska, sot, doli me një deklaratë të hapur duke fajësuar qeverinë Kurti për situatën e krijuar. Madje, ai, përveç të tjerash, tha se kryeministri Kurti po rrezikon jetën e banorëve të vendit.

Është turp, është irrituese, e gërditshme e ulët sa më s’ka të fajësohet qeveria Kurti për situatën e krijuar. Është katërcipërisht e dhimbshme.

Dastid Pallaska, në asnjë fjalë, rresht, moment nuk kishte shpreh shqetësimin se kjo gjendje mund të jetë pasojë e keqqeverisjes brutale të 20 viteve të kaluara.

Jo, për Dastidin, faji është i qeverisë aktuale, veçanërisht i kryeministrit Kurti.

Dastid Pallaska, me deklaratën e tij të sotme, tregoi se, të varfërit apo njerëzit që jetojnë në zgrip të ekzistencës, i sheh si gjynahçarë, njerëz të pazotë dhe parazitë që s’i duhen shoqërisë.

Ai, paturpësisht, sot, i shfrytëzoi ata, për të sulmuar qeverinë Kurti.

Në të tilla raste, po t’jesh edhe më budallai i budallenjëve, të vjen ta përqafosh qeverinë apo kryeministrin Kurti, duke shoqëruar me fjalët: shyqyr që iu kemi o’ zot!

Dastidi dhe njerëzit që e rrethojnë atë, nuk e dijnë se çdo të thotë të jesh familje në nevojë. Dastidi nuk e ka pas kurrë këtë problem. Ai nuk e ka pas asnjëherë problemin e mbijetësës, e për rrjedhoj, flet kështu si flet.

Ai, nuk është përballë kurrë me pamundësinë, me vështirësinë e sidomos vështirësinë ekonomike.

Ai nuk e di se çdo të thotë të jesh pa pare, të mos kesh as një kg miell në shtëpi. Prandaj flet si kështu si flet.

Nuk dua të keqkuptohem: Albini nuk ka asnjë meritë si drejtues ekzekutiv, e aq më pak si njeri. Di t’ia numëroj edhe unë gabimet që po i bënë.

Ama gjithë ky mllef i drejtuar ndaj Albinit dhe qeverisë që përfaqëson, nuk duhet ta lejojmë të na mbylli syte në lidhje me katastrofën e prodhuar nga qeveritë e mëparshme.

Është hipokrizi të përdoren turmat e njerëzve, si ç’po përdoret, për të thënë se në këtë realitetin e ri nuk e kemi gjetur parajsën.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!