Në redaksinë e MekuliPress ka arritur një thirrje nga anëtarët e LDK-SË, ku kërkohet largimi i Isa Mustafës nga kjo parti.

Ja apeli i tyre për partinë e LDK-së:

“Ne, një grup anëtarësh të LDK-së, i bëjnë thirrje gjithë anëtarësisë së partisë së tyre: LDK LARGOJE ISËN !

Ju pëlqen!

LDK-ja është marrë peng nga Isa Mustafa dhe grupi i tij ! Sot, deputetët e saj (me perjashtim të tre deputetëve ) i dhanë nënshkrimet për mocion, për rrëzimin e Qeverisë në një kohë kur, për shkak të coronavirusit dhe te bisedimeve e marrëveshjeve të fshehta, po “rrezohet ” Kosova, po rrezohet ekonomia e saj!

Kjo sjellje absurde e Isa Mustafës dhe grupit të tij, për rrethanat që po kalojme, është e dënueshme dhe e dëmshme për Kosovën.

Prandaj, më shumë se kurrë pas Luftes nga anëtarësia , strukturat e LDK-së dhe zyrtarët e saj, që nuk jane të kapur nga Isa dhe grupi i tij, kërkohet që të inicojne peticion e forma tjera demokratike për shkarkimin e Isa Mustafes.

Rinia e LDK-se, anëtarët dhe zgjedhësit e saj s’kanë pse ta mbajnë në ballë e në shpinë hipoteken e rëndë të Isa Mustafes, të komunizmit të tij jugosllav dhe të kaluares së tij të turbullt politike. LDK-ja dhe anëtarësia e saj s’kanë as arsye dhe asnjë dobi të jetojnë nën hijen e një kryetari me të kaluar e me gjithë jetën komunisto-jugosllave.

Duke shkarkuar Isen, LDK-ja do të shpëtonte veten si parti historike dhe do t’i bënte shërbim të mirë vendit ne këtë gjendje me shumë pikepyetje, prandaj veproni e mos qëndroni duarlidhur !”

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!