Gazetarja Saranda Ramaj e shqetësuar kritikon pasivitetin e shoqërisë dhe joseriozitetin e shoqatës së gazetarëve të Kosovës në lidhje me sulmin fizik të ministrit ndaj një gazetari shqiptar, shkruan MekuliPress.

Ja kritika e Saranda Ramajt

“Pra gazetaret mjaftohen me nje reagim kunder ministrit Endrit Shala. Nuk ka dicka me tragjike se sa nje minister me i ra shuplake nje gazetari.

Limiti vecse eshte tejkalu. NUK mjafton qe shoqata e gazetareve me ‘denu’ nje veprim te tille. Po befasohna qysh ende s’eshte organizu asnje proteste e asnje aktivitet prej atyre qe thirren ne emrin e gazetareve….

Nje gazetar eshte goditur nga nje minister e komuniteti mjaftohet me nje reagim ‘e denojme sulmin’… E denoni? Nime a?… ne fakt gazetaret dhe mediat do te duhej te refuzonin komunikimin me Shalen e NISMA-n deri ne kerkimfalje. Sigurisht institucionet e drejtesise do te duhej gjate hetimit mos me u frikesu prej pushtetit te Shales.

Pak po me vjen keq qe gazetari eshte i ri…. se po te ishte dikush tjeter kishim protestu me #hashtags ne Facebook.”

Gazetaria nuk njeh kombe e as kufinjë shtetërorë por vetëm profesionalizëm, megjithatë shtrohet pyetja ballkanike: Sikur gazetari të ishte serb, a do të bënte këtë sjellje rrugaqërie ky kryeministër?