iPhone zakonisht prezantohen në Shtator dhe shtyrja e këtij debutimi do të kishte impakt serioz mbi rezultatet financiare të kompanive të përfshirë të prodhimin e tij.

Nuk ka një deklaratë zyrtare nga vetë kompania, por Bloomberg raporton se CEO i Broadcom, një prej furnizuesve kryesorë të Apple, kishte thënë se lançimet e produkteve të reja me teknologjinë e kompanisë së tij do të shtyhen me disa javë.

iPhone zakonisht prezantohen në Shtator dhe shtyrja e këtij debutimi do të kishte impakt serioz mbi rezultatet financiare të kompanive të përfshirë të prodhimin e tij.

Ju pëlqen!

Gjatë një telefonate prej 8 minutash me investitorët, Hock Tan duke marrë si referencë një kompani të madhe Amerikane, dhe e kishte fjalën për Apple, kishte thënë se do të kontribuonte rritje të ardhurash dyshifrore në përqindje për Broadcom por jo në të njëjtën periudhë si vitet e kaluara.

Ai kishte thënë se kompania e tij do të përfshihej në produktin e ri të Apple por kishte hedhur dyshime mbi kohën e lançimit.

Lexo po ashtu:  Gjashtë librat që shiten me çmime marramendëse

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar probleme logjistike dhe çrregulluar industri të tëra duke bërë që njerëzit të punojnë nga shtëpia.

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!