Më poshtë ju sjellim disa nga thëniet më të bukura nga aktivistja Malala, njëkohësisht fituese e çmimit “Nobel për Paqen” për shkak të angazhimit të saj mbi shkollimin falas të çdo vajze. Angazhimi i saj nisi kryesisht me Pakistanin ku pushtimi nga talebanët e ndaloi arsimimin e vajzave, por tashmë fondacioni i saj “Malala” ka shtrirë ndikimin në shumë vende ku preket kjo e drejtë themelore.

“Me armë mund të vrasësh terroristë. Me dije mund të vrasësh terrorizmin”.

“Unë besoj fortësisht se mënyra më e mirë për të siguruar paqen në botë, sigurohet jo vetëm duke edukuar mendjen tonë, por edhe zemrat dhe shpirtrat tanë”.

“Kur bota qëndron në heshtje, edhe një zë i vetëm mund të bëhet i fuqishëm”.

“Një fëmijë, një mësues, një libër dhe një stilolaps mund të ndryshojnë botën”.

“Ekzistonte një kohë kur femrat u kërkonin burrave të ngriheshin për t’u siguruar atyre të drejtat themelore, por tashmë ne mund të ngrihemi vetë për të drejtat tona”.

“Talebanët mundën të na merrnin nga duart stilolapsat dhe librat, por kurrsesi nuk mundën t’i ndalonin dot mendjet tona për të menduar”.

“Unë besoj në barazi. Unë besoj se nuk duhet të ketë diferenca midis një burri dhe një gruaje. Madje mendoj se femrat mund të jenë më të fuqishme se burrat”.

“Mirësia mund të shpërblehet vetëm me mirësi. Nuk mund të shpërblehet thjesht me një “Faleminderit” dhe më pas ta harrosh”.

“Nuk dua të mbahem mend si vajza që u qëllua nga talebanët. Dua të mbahem mend si vajza që ngriti krye për të drejtat e saj”.

“Arriti një pikë kur i thashë vetes sime: “Malala, duhet të tregohesh e fortë. Nuk duhet të kesh frikë nga askush. Ti thjesht po mundohesh të sigurosh arsimimin tënd. Ti nuk po bën asnjë krim””.