Lëvizja zakonisht është njëkahshe: Të gjithë shkojnë nga Kosova në Gjermani. Por ka edhe raste të kundërta.

Deutsche Welle në gjuhën shqipe, në një kronikë të saj tregon për rastin e familjes Coli – Mehmeti, që ka vendosur të kthehet për të jetuar në Kosovë, gjegjësisht në Prishtinë. Antoneta Coli Mehmeti, në vendin ku është lindur po kthehet pas plot 29 vjetësh të kaluara në Gjermani, ku ka mbaruar gjithë shkollimin dhe socializimin. Ajo tani, së bashku me bashkëshortin e saj, Gëzimin, është kthyer në Prishtinë.

Më tutje në kronikë do të shihni se cilat kanë qenë motivet që kanë shtyrë këtë familje për të bërë këtë hap dhe me cilat sfida ajo po ballafaqohet në jetën e re në Kosovë. /albinfo.ch