Diogjeni Laertius njihet si shpëtimtari i vërtetë i të gjithë filozofisë së Greqisë së Vjetër. Ai ishte biografi i filozofëve më të mëdhenj, dhe vepra e tij “Jeta, Mësimet, dhe Thëniet e Filozofëve të Famshëm” përdoret edhe sot si burim i rëndësishëm informacioni mbi zhvillimin e filozofisë së lashtë greke.

Nuk dihet asgjë në lidhje me jetën e tij e as për vendin ku jetoi, nga veprat mund të kuptohet se ai ishte një epikurian, pirronist (adhurues i filozofisë së Epikurit dhe Pirros.)

Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi përgatitur një koleksion me thëniet e tij. Ai quhej Diogenes Laertius, dhe këto janë aforizmat e tij:

Aristipi ka thënë se kombësia e njeriut të mençur është bota.

“Më varrosni me fytyrën poshtë”, tha Diogjeni; dhe kur e pyetën pse, ai u përgjigj, “sepse shumë shpejt gjithçka do të kthehet përmbys.”

“Injoranca luan rolin kryesor midis njerëzve, dhe në shumicën e fjalëve.”

“Ai thoshte se ishte më mirë të kishim një mik me vlera të mëdha sesa shumë miq që ishin të zotë për asgjë”.

“Ekzistojnë ligje të shkruara dhe ligje të pashkruara. Ato me të cilat rregullojmë qytetet dhe institucionet janë të shkruara; ato që burojnë nga traditat tona janë të pashkruara.”

Kur e pyetën Thalesin cila është gjëja më e vështirë, ai tha, “Të njohësh veten”, dhe gjëja më e thjeshtë, “Të japësh këshilla”.

Fati është i paqëndrueshëm, ndërsa vullneti është i lirë.

Kur e pyetën Aristipin cila është gjëja më e rëndësishme që i duhet mësuar një djali të vogël, ai tha, “ato gjëra të cilat ka për t’i vënë në praktikë kur të bëhet burrë”.

Njerëzit nuk duhet të përpiqen të gjejnë gjërat për fjalët, por fjalët për gjërat, pasi gjërat nuk janë të përbëra nga fjalët, por janë fjalët ato që bëhen bashkë për hir të gjërave.

Shumica e njerëzve janë vetëm një gisht larg budallëkut; nëse dikush do t’u drejtohej me gishtin e mesit, populli do ta quante të çmendur, por jo kështu nëse do ta bënte me gishtin tregues.

Guximi, djaloshi im! Ajo është çehra e virtytit!

Njeriu nuk e posedon pasurinë e tij, por pasuria e tij e posedon atë.

Edhe malet, kur i shohim nga larg duken të mjegullta dhe të buta, por nga afër janë vërtetë të ashpra.

Platoni shkruan se shpirti nuk vdes kurrë, por kalon nga njëri trup në tjetrin vazhdimisht…

Diogjeni u bënte lëvdata dhe komplimentime atyre që i shkonin shumë afër martesës, por që prap nuk martoheshin.

Një burrë e pati pyetur Diogjenin se cili ishte orari më i mirë për të ngrënë, dhe ai iu pati përgjjigjur, “Nëse je i pasur, kur të duash, nëse je i varfër, kur të mundesh”

Kur e pyesnin Diogjenin se nga çfarë shteti vinte, ai përgjigjej: “Unë jam një qytetar i botës!”