Bota është duke u përballur çdo ditë e më shumë me sulme terroriste. E për këtë gjë si fajtore shikohen besimet fetare.

Kujtojmë këtu se nëse ka diçka për të cilën vendi ynë vlerësohet nga e gjithë bota është toleranca fetare.

Së fundmi një tjetër shqiptar ka dhënë një mesazh shumë të madh. Po ashtu ai i ka dhënë edhe një leksion të madh botës, sepse pavarësisht besimeve fetare të gjithë jemi njerëz që kemi nevojë për dashuri, bashkim dhe solidaritet.

Ju pëlqen!

Shqiptari që i ka dhënë mesazhin dhe leksionin e madh botës është Gazmend Aga. Ai po përflitet shumë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për veprimin e tij.

E kjo, pasi ai ka postuar një video në profilin e tij në Instagram, ku shfaqet krahas një prifti dhe një rabini.

Krahas kësaj videoje ai ka shkruar:

Një prift, një imam dhe një rabi. Një Bibël, një Kuran dhe një Talmud. Ky është shpirti i bashkimit, shpirti i “3 Amigos”. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!