Informacioni është ai që një prodhues softueri normalisht merr nga përdoruesit për statistika dhe adresuar probleme teknike e sigurie.

Një arsye e fortë pse duhet të përdorni Firefox si shfletuesin kryesor

Shfletuesi Firefox tashmë ofron një faqe të dedikuar ku përdoruesit mund të shohin se çfarë të dhënash telemetrike Mozilla grumbullon nga shfletuesit e tyre.

Kjo faqe mund të aksesohet duke shkruar about:telemetry në fushën URL. Faqja tregon informacione thellësisht teknike rreth konfigurimit të shfletuesit, shtojcave të instaluar, informacione rreth sistemit operativ dhe harduerit, sesioneve të shfletimit dhe proceseve.

Informacioni është ai që një prodhues softueri normalisht merr nga përdoruesit për statistika dhe adresuar probleme teknike e sigurie.

Lëvizja e fundit është pjesë e strategjisë së Mozilla në dy vitet e fundit për të rritur kontrollet e privatësisë dhe hapur për publikun praktikat e saj, diçka që shfletuesit nuk e kanë bërë në dekadën e fundit.

Edhe përpara se të ofronte opsionin e ri, Mozilla në uebsajt ka detajuar çfarë informacionesh grumbullon nga përdoruesit dhe arsyen pse e bën.

Nëse përdoruesit nuk ndjehen të sigurtë për sasinë e informacioneve që Mozilla grumbullon nga shfletuesi, ata mund ta çaktivizojnë telemetrinë në seksionin Firefox Data Collection and Use.