Shumë njerëz të famshëm në Kinë ka filluar tu bëjnë thirrje njerëzve të heqin aplikacionet Kineze përfshirë TikTok.

Google vendosi të hiqte nga Play Store një aplikacion i zhvilluar nga një Indian i cili premton të identifikonte dhe fshinte aplikacionet Kineze nga smartfonët.

Gjiganti i teknologjisë konfirmoi heqjen e aplikacionit të quajtur “Fshini aplikacionet Kineze” dhe sipas kompanisë është marrë një veprim i tillë sepse abuzonte me politikat e Google.

Largimi i aplikacionit vjen në një kohë kur mes dy vendeve, Kinës dhe Indisë, ka mosmarrëveshje për kufirin në Himalaje dhe ka nxitur reagime të shumta në vendin e dytë më të madh në botë për nga popullsia.

Shumë njerëz të famshëm në Kinë ka filluar tu bëjnë thirrje njerëzve të heqin aplikacionet Kineze përfshirë TikTok.

Aplikacioni është shkarkuar mëse 5 milionë herë dhe ishte aplikacioni më popullore në Play Store në kategorinë e aplikacioneve falas.

Duke skanuar aplikacionet, ky i fundit identifikonte ato Kineze si TikTok dhe UC Browser duke ju sugjeruar përdoruesve ti fshijnë nga smartfoni.