Bordi drejtues i organizatës jo-qeveritare “Përfaqësimi i Astronomisë së Kosovës” ka vendosur të krijojë një fushatë donacionesh në rrjet nëpërmjet faqes “GoFundMe”, ku kërkon mbështetjen e njerëzve, si e vetmja mundësi, për të ndërtuar Observatorin e parë planetar në Kosovë.

Sipas tyre kjo nismë vjen si pasojë e mungesës së fondeve nga qeveria kosovare:

“Edhe pse morëm autorizimin e Parlamentit të Kosovës vitin e kaluar për Observatorin, fondet nuk u liruan kurrë, pavarësisht protestave dhe kërkesave tona të shumta.” – shprehen ata në postimin zyrtar.

Ju pëlqen!

Sipas kësaj organizate, ndërtimi i këtij Observatori do t’i japë Kosovës dhe të rinjve të vendit një mundësi për të nxjerrë breza më të edukuar në fushën e kësaj shkence, por edhe në të tjera disiplina të shkencës së aplikuar.

“E ardhmja e Kosovës mbështetet me gjeneratën e ardhshme që rritet dhe po konkurron teknologjikisht midis vendeve tona fqinje. Shkenca, Teknologjia, Inxhinieria dhe Matematika (STEM) do të luajnë një rol kryesor në aftësinë e Kosovës për të garuar përpara duke ecur përpara.” – shprehen ata.

Observatori sipas tyre do të jetë i ngjashëm me atë të vendeve më të zhvilluara dhe do të jetë një investim që në periudhën afatgjatë do t’i japë Kosovës oportunitete në rritjen ekonomike:

“Ky objekt do të jetë i ngjashëm me ato në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australi dhe Evropë që kanë frymëzuar rininë e tyre, dhe në mënyrë të ngjashme do të frymëzojë kosovarët që të ndjekin grada të përparuara në shkenca. AOK beson se një strukturë e tillë është thelbësore për një afat të gjatë për rritjen ekonomike dhe të ardhmen e Kosovës. AOK është e angazhuar për krijimin dhe funksionimin e një strukture të tillë për të mirën e të gjithë njerëzve në Kosovë.”

Organizata shprehet se nevojiten edhe 230 mijë dollarë të tjera për të mbuluar shpenzimet e ndërtimit, ndërsa toka e ndërtimit dhe infrastruktura të tjera teknologjike janë gjetur tashmë.

https://www.gofundme.com/f/t99yd-suppo?sharetype=teams&member=3625132&pc=fb_co_campmgmt_w&rcid=r01-15805882245-80d18ffb1b0e472d&utm_source=facebook&utm_medium=social&utm_campaign=p_lico%2Bshare-sheet%2Bexp2&fbclid=IwAR0G-wf_629NgiITR-eTYbXH62CLOBo_OAlZeorESjNCVd-9PUDLF2yfM5M
MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!