Dy javë pasi u kthye në pushtet, Qeveria Kurti ka filluar ndryshimet në Policinë e Kosovës.

Burime të Kohës bëjnë të ditur se gjatë ditës së martë krerë të departamenteve të ndryshme në Polici janë degraduar në pozita, për shkak të mungesës së efikasitetit në punë.

Pjesë e këtij ndryshimi është edhe Emin Beqiri, komandant i Rajonit të Ferizajt.

Ju pëlqen!

Beqiri ka qenë i akuzuar për keqpërdorim të detyrës sa ishte shef i krimeve ekonomike të Policisë. Hetimet patën nisur pas një hulumtimi të realizuar nga KOHA. Më pas Apeli e kishte liruar në mungesë të provave, por Gjykata Supreme kishte gjetur se gjyqtarët e Apelit e kishin shkelur ligin në favor të Beqirit në momentin kur e kishin liruar nga akuza.

Pas hedhjes poshtë të aktakuzës nga Gjykata e Apelit, më 2019, ai ishte ngritur në pozitën e komandantit.

Media mëson se Beqiri do të transferohet në një pozitë në rajonin e Prizrenit.

Edhe Shaban Guda, drejtor i departamentit të Policisë Kufitare, që njihet për afërsinë e tij me ish-drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalaj, pritet të pësojë nga këto ndryshime.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.