Me rreth 40 minuta vonesë, Kuvendi i Kosovës ka nisur punimet për dy seancat e papërfunduara.
Në këtë seancë pritet të hidhen për votim projektligjet për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare – gjithsej pesë.
Më pas do të vazhdojë seanca e nisur më 13 korrik dhe e vazhduar më 14, ku do të hedhen për votim rezolutat e VV-së dhe PDK-së për menaxhimin e pandemisë.
Ju pëlqen!
Po ashtu sot do të mbahet edhe një seancë e re, ku ndër të tjera do të diskutohet për gjendjen financiare në Telekom dhe për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.