Samiti për procesin e Berlinit ka nisur këtë të enjte. Të pranishëm në samit janë liderët e 6 vendeve të rajonit, të cilët u pritën nga kancelari Olaf Scholz. Zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian si Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, si edhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel janë gjithashtu prezent. Kancelari gjerman, Olaf Scholz është shprehur se Europa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor. Scholz shtoi se procesi i Berlinit do të nxisë integrimin.

“Qytetarët e Ballkanit mund të kenë besim tek ne. Vetëm bashkë mund të mbrojmë vlerat europiane. Europa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor”, ka thënë kancelari gjerman.

Kancelari gjerman u shpreh se premtimi për një të ardhme europiane është detyra që do të kthehet në realitet.

Ju pëlqen!

“Ju dhe 6 vendet e Ballkanit perëndimor i përkisni demokracisë së lirë dhe të pavarur evropiane. Anëtarësimi juaj është në interesin tonë. Premtimi për një të ardhme evropiane, është detyra jonë për ta kthyer në realitet. Kjo është ajo që na mbledh këtu të gjithë bashkë. Jam i kënaqur të shoh se ky vizion është i ngjashëm për të gjithë ne. Bashkë, jemi të bindur se Procesi i Berlinit jo vetëm që do të ndikojë në lëshimin e potencialit të madh bashkëpunues, por do të gëzojë BE-në në çdo sanksion të saj. Sot, ju liderët e Ballkanit Perëndimor po plotësoni 3 marrëveshje të rëndësishme që do të ndihmojnë në lehtësimin e mirëqenies për qytetarët tuaj.”, shtoi Scholz.

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tre marrëveshje, që do të jenë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale. Një nga çështjet që do të trajtohet në samit është edhe kriza energjitike. Në fokus pritet të jetë gjithashtu edhe reciprociteti i targave mes Kosovës dhe Serbisë.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!