Vera e vitit të kaluar ishte aq e ngrohtë sa ndihmoi në shkaktimin e humbjes së 600 miliardë ton akull nga Grenlanda, e mjaftueshme për të ngritur nivelin global të detit me 2.2 mm në vetëm dy muaj, zbuloi një studim i ri.

Analiza e të dhënave satelitore ka zbuluar humbjen befasuese të akullit në vetëm disa muaj për shkak të temperaturave jo normale rreth polit verior. Viti i kaluar ishte më i nxehti për Polin e Verirut, duke thyer çdo rekord.

Për dallim nga shkrirja e akullit të detit, humbja e akullnajave me bazë në tokë drejtpërdrejt bën që detet të ngrihen në nivel, duke rrezikuar ndjeshëm përmbytjen nëpër qytetet bregdetare dhe qytete në mbarë botën. Shkencëtarët kanë llogaritur se pllaka e madhe e akullit të Grenlandës humbi mesatarisht 268 miliardë ton akull midis 2002 dhe 2019, më pak se gjysma e asaj që u humb vetëm verën e kaluar.

Ju pëlqen!

D.B – SCAN

Burimi: The Guardian

Lexo po ashtu:  23-vjeçari nga Dibra fiton konkursin e gatimit në Itali
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!