Çdo shenjë ka ngjyrën e saj, atë të përshtatshmen që i ngacmon energjitë e mira dhe që i sjell fat! Zbulo tënden! Dashi- Ngjyra jote është e kuqja e trëndafilit. E shenjë energjike, luftëtare dhe ngjyra e kuqe ngacmon energjitë e tua, të bën më të bindur për të arritur qëllimet dhe për të fituar! Demi- Ngjyra jote është bluja kobalt. Nuk është blu e thjeshtë, ka një tonalitet me shkëlqim që anon nga vjollca, e thellë si Demi që pëlqen të zhytet në thellësi të kënaqësive dhe t’i shijojë deri në fund. Bluja është edhe ngjyra e sigurisë dhe stabilitetit të shenjës tënde.

Binjakët- Ngjyra jote është një bashkim nuancash, si në një mozaik që krijojnë figura…je një nga shenjat më inteligjente, je aktive, gjeometrike, praktike por me vizione të mëdha…siç është një mozaik. Gaforrja- Ngjyra jote është e bardha. E lëmuar si lëkura jote, e bardha është ngjyra që ngacmon energjinë e gaforreve. Më mirë akoma nëse ka ca nuanca perle, si të sipërfaqes së hënës. Mund ta veshesh të bardhën si të duash mirëpo duhet të dish ta përdorësh sepse kjo ngjyrë i tërheq të tjerët njësoj si ti emocionet.

Luani- Ngjyra jote është portokallia e fortë që anon pak nga piperi i kuq…kjo ngjyrë është njësoj si luani, plot dritë, e fortë, bie në sy. Mbreti i zoodiakut nuk mund të kishte një ngjyrë tjetër! Virgjëresha- Ngjyrat e tua janë nuancat e sfumuara. Në çdo lëvizje tënden ti krijon sfumatura, njësoj si me karakterin që ke. Peshorja- Ngjyra jote është e kaltra dhe roza…je gjithmonë në ekuilibër mes dy elementëve, nuk ka përjashtim as te ngjyrat.

Ju pëlqen!

Akrepi- Ngjyra jote është e kuqja e ndezur e gjakut, e fuqishme dhe misterioze njësoj si një akrep. Kjo shenjë shquhet për pasionin e thellë, të përfshin si e kuqja, me një shikim. Asnjë akrep nuk mund të kaloj pa u vënë re! Shigjetari- Ngjyra jote është e verdha. Energji e pastër, e verdha e diellit, e kohës së bukur, e aventurave…me një nuancë të lehtë agrumesh.

Bricjapi- Ngjyra jote është e zeza. Bricjapi është kokëfort, i vendosur si e zeza. Je e kundërta e gaforres në shenja e në ngjyrë. E zezja të ekzalton, nxjerr në pah bukuritë e tua, ambicjen sepse ti je I vnedosur ku do të shkosh dhe di ta gjesh rrugën. Ujori- Ngjyra jote është ajo e qiellit dhe e ujit. Si mund të ishte ndryshe?! Peshqit- Ngjyra jote është korali. Në thellësi të detit, do ta gjesh këtë ngjyrë kaq të bukur siç je ti peshk!

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!