Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur me aktivisten shqiptare, Elida Jorgonin, në shtetin e Malit të Zi. Elida është shpallur person “non grata” në vendin fqinj dhe refuzimi për të firmosur një dokument të tillë ka bërë që asaj t’i ndalohet hyrja për një vit në shtetin fqinj.

Elida udhëtoi më datë 10 tetor 2020 drejt shtetit fqinj dhe shkoi për të biseduar me Drejtorin e Arsimit në Komunën e Tuzit dhe drejtorin e shkollës shqiptare “Gjergj Kastriot – Skënderbeu”, që më datë 15 tetor, të jepte për fëmijët e shkollës disa flamuj kuqezi.

Në kthim, ajo u ndalua në doganën malazeze dhe u mbajt për 1 orë e gjysmë në presionin e policëve të doganës. Ata i dhanë disa shkresa për të firmosur, por Elida nuk pranoi sepse ishin në gjuhën malazeze. Në momentin që ajo nuk pranoi i vendosën masën administrative për ndalimin e hyrjes së saj në Mal të Zi për një vit.

Ju pëlqen!

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, Elida u shpreh se nuk ka pasur asnjëherë ndonjë masë në Mal të Zi. Ajo tregon se në doganë janë sjellë keq me të.

“Kur më thanë për të firmosur në disa dokumente, unë nuk pranova, pasi nuk dija se çfarë ishte shkruar aty. Ju thashë se pa avokatin tim nuk firmos asgjë. Më pas më gojë më thanë ti je “non grata” për një vit. Them më keqtrajtuan se nuk më shpjeguan asgjë. Nuk më dhanë asnjë arsye se pse u shpalla person “non grata”, tha Elida.

Aktivistja ka treguar se kur ka shkuar në Mal të Zi nuk ka pasur asgjë me vete, asnjë simbol kombëtar shqiptar që mund t’i ketë provokuar. Elida pretendon se ekspulsin e mori pas daljes së saj publike në “Shqipëria Live”.

“Kam patur aktivitete në Kosovë, Maqedoni, por asgjë shqetësuese. Nuk e kuptoj arsyen e këtij vendimi”, tha Elida, e cila shtoi se e ka ankimuar vendimin.

“Jam brenda afatit për ankimim, e kam bërë te ministri Sandër Lleshaj dhe te ambasada e Malit të Zi në Tiranë. Jam në pritje të përgjigjes. Askush nuk mund të cenojë të drejtën time. Do ta ndjek këtë çështje”, përfundoi ajo.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.