Peter Crouch, bashkëshorti i Lynne Crouch, është në kërkim të copëzave të trupit të gruas së tij të vdekur pasi që ajo u pre për vdekje gjatë pushimit në Karaibe.

Çifti nga Essex i Britanisë së Madhe ishin në pushime të Krishtlindjeve në Republikën Dominikane.

Mjekët i thanë atij se gruaja 54 vjeçare vuante nga një sëmundje për në fakt në autopsinë e dytë u konkuldua se ajo nuk kishte shenja të sëmundjes.

Ai më vonë zbuloi se sytë, zemra, stomaku dhe gjashtë organe tjera nuk gjendeshin në trupin e saj. E sipas të gjitha gjasave, gruaja e tij ishte vrarë nga ndonjë helm e më pas i ishin marrë organet nga trupi.

E pas disa muajve, atij iu tha se organet e nxjerra nga trupi për të bërë trafikim i ishin gjetur. Gjithsesi, ai deklaroi se nuk e beson që organet e gjetura i përkasin gruas së tij, shkruan Daily Mail.

Lëkura e Lynnes kur u infektua

Ai tha për Daily Mirror se “E di që nuk janë të Lynnes sime. Nuk mundet aq rastësisht pas sa muajsh t’i gjesh ato duke mos e pasur idenë se ka ishin më parë. Diçka nuk po shkon si duhet” deklaroi ai.

Ai shqetësohet se organet e gruas së tij janë shitur në tregun e zi.

Ai shtoi: “Kur mu kthye trupi nuk kishte asgjë në të. Ishte i bosh. Më duhej që ta vorrosja gruan me gjysmë trupi”.

Lynne vdiq në spital në Republikën Domikane pasi që u përball me një sëmundje për një javë të tërë.

Ajo ishte ndjerë mirë në natën e 23 dhjetorit, por të nesërmen ajo nuk ishte në gjendje të zgjohej në këmbë, madje as për të ngrënë.

Crouch tha “Gjithçka ndodhi shumë shpejt – për një moment ishin më bar dhe mëngjesin tjetër nuk dilte dot nga shtrati” duke shtuar “Unë ndihesha shumë mirë ndërsa ajo u sëmur kaq shpejtë – pse pra i ndodhi vetëm asaj e jo mua”.  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]