ZJARRI I REICHTAGUT

Në një prej netëve më famëkeqe të historisë së Europës, parlamenti gjerman – Reichtagu – u dogj në Berlin në shkurt 1933. Komunisti i ri holandez, Marinus van der Lubbe u dënua për këtë krim, dhe ajo ngjarje ndihmoi për ta kthyer publikun në favor të partisë naziste. Por gjenerali nazist, Franz Halder dëshmoi gjatë Gjyqit të Nyrenbergut se udhëheqësi nazist, Herman Goering kishte pranuar përgjegjësinë.

GRUSHTI I SHTETIT NE IRAN

Ju pëlqen!

Kur SHBA vendosi që donte të zëvendësonte kompaninë shtetërore iraniane të naftës me një grusht kompanish amerikane, ajo vuri në veprim Operacionin Ajax, në vitin 1953. Duke përdorur propagandën dhe lëvizje të ndërlikuara politike, CIA nxiti një revoltë publike e cila solli rrëzimin e udhëheqësit iranian të zgjedhur demokratikisht, Mohammed Mossadegh, dhe vendosjen e një monarku më brutal, por më miqësor ndaj amerikanëve. Operacioni është i përshkruar tashmë në detaje në arkivat e deklasifikuar të CIA-s.

SKANDALI LEVON

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Pinhas Levon dha dorëheqjen pasi u zbulua se Izraeli qëndronte prapa një operacioni në vitin 1954, që synonte të diskreditonte Vëllazërinë Myslimane dhe krijonte paqëndrueshmëri në rajon. Nën Operacionin Susannah, shërbimi i fshehtë izraelit rekrutoi hebrenj egjiptianë, për të vendosur bomba në disa vende me pronarë amerikanë e britanikë. Plani dështoi, poër Levon gjithësesi u përball me skandalin.

SKANDALI I AVIONIT

Dokumenta të deklasifikuara të NSA tregojnë se në vitin 1962, gjeneralë të shtabit amerikan firmosën një plan për të hedhur në erë avionë amerikanë – dhe më pas të fajësonin kubanët, duke i dhënë SHBA një arsye për të pushtuar armikun e vet komunist. Të tjerë rekomandime të parashtruar, përfshinin vrasjen e njerëzve të pafajshëm në rrugë në Amerikë si dhe një valë terrorizmi në Uashington. Për të gjitha do të fajësoheshin kubanët.

FUSHATA E SHPIFJES E FBI

Një Komision në Kongres zbuloi se nga vitet 1950 derinë vitet 1970, FBI infiltroi në organizata politike vendase, më pas iu vu punës për ndotjen e reputacionit të tyre duke kryer akte kriminale. Grupet e vënë në shënjestër prej programit COINTELPRO të FBI-së përfshinin kritikë të Luftës së Vietnamit, liderë të të drejtave civile, zëra feministë dhe lëvizjen Fuqia e Zezakëve.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.