Si sot, 21 vite më parë

Bylbyl Breçani ra në Koshare nga minat e ushtrisë pushtese serbe. Lufta clirimtare kishte përfunduar ditë më parë. Bylbyli së bashku me bashkëluftëtarin Ali Fejzullahu e kishin pranuar detyren e gjetjes së trupave të dy dëshmorëve të rënë gjatë luftës dhe bien në një pjesë të minuar duke dhënë jetën në kërkim të shokëve të luftës.

Bylbyli nuk ishte vetem luftëtar i thjeshtë. Përpos squarjes për trimëri dhe aftësi gjatë luftës clirimtare, ai poashtu është Shqiptar i lindur dhe rritur në Tropojë. Duke ardhë si vullnetar nga Shqipëria jonë andej Drinit, dhe më pas duke sakrifikuar edhe jeten, Bylbyli së bashku më shumë tjerë na kan dhënë mesazhin që Shqiptarët si popull i vogël dhe i rrezikuar – vetëm të bashkuar dhe të vendosur mund t’i dalin ballë rreziqeve, që sic duket as sot nuk janë larguar nga kombi shqiptar.

Ju pëlqen!

Bylbyli ishte përndryshe edhe vellai i këngëtares Fatmire Breçani.

LAVDI!

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!