Deputetja e VV’së Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në takimin e përbashkët mes delegacionit të Kosovës dhe BE’së, ku si pikë e veçantë ka qenë edhe dialogu me Serbinë.

Ajo në PE ka argumentuar dhe ka thënë se taksa ndaj Serbisë nuk duhet të hiqet.

Ja fjalët e Haxhiut:

“Në takimin e përbashkët ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe BE si pikë e diskutimit ishte dialogu me Serbinë. Theksova nevojën e diskutimit mbi raportin që Qeveria ka proceduar në Kuvend e që lidhet me sfidat dhe arritjet në dialogun e Brukselit.
Kundërshtova qasjen në raport me dialogun me Serbinë dhe nevojën paraprake të një bilanci të marrëveshjeve në dialogun 6 vjeçar 2011-2017. Nuk mund të ecet tutje nëse nuk vendosen parime dhe kushte ndaj Serbisë.

Poashtu theksova edhe njëherë faktin që Kosova është Republikë parlamentare dhe se Thaçi nuk ka mandat kushtetues dhe as mandat që ia njeh Kuvendi i Republikës Kosovës për të negociuar me Serbinë.

Duke folur për tarifën ndaj Serbisë përmenda faktin se ky vendim gëzon mbështetje në Republikën e Kosovës dhe se nuk duhet të hiqet, poashtu përmenda faktin se që nga viti 2006, ne si subjekt kemi kërkuar reciprocitet të plotë ekonomik, politik dhe tregtar me Serbinë dhe se secili vend normal vendos masa të tilla kundrejt një vendi armiqësor siç është Serbia në këtë rast.”/MekuliPress.com/

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]