Gazetari shqiptar Andi Bushati, ka reaguar pas deklaratave kundër kryeparlamentares Vjosa Osmani. Kjo e fundit, është sulmuar dje ashpër nga zyrtarë të partisë së saj, LDK-së, pasi ka dalë kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit.

Bushati, në një postim në Facebook, ka thënë se LDK-ja i ka gënjyer votuesit e saj, të cilët e zgjodhën Vjosën, pasi tani sipas tij, kjo parti po sillet si shërbëtore e Hashim Thaçit.

“I morën votat me sllogane kundër Thaçit, tani punojnë si shërbëtorë të tij, i gënjyen zgjedhësit me Vjosën, tani i thonë ik nga partia. Këta se kanë për gjë të copëtojnë dhe Kosovën dhe të thonë pa pikë turpi, ia bëmë dhuratë Amerikës”, ka shkruar gazetari.

Ju pëlqen!

Ai ka hedhur kritika edhe ndaj Amerikës, duke thënë se po e rrëzon një qeveri legjitime në kohë pandemie, pa pyetur për numrin e viktimave që mund të shkaktojë kjo.

“Loja cinike amerikane për të rrëzuar një qeveri legjitime në kohë pandemie, pa pyetur për numrin e viktimave që mund të shkaktojë kjo, i jep fund pallavrave të atyre që na çajnë trapin, se çdo gringo që vjen nga përtej Atlantikut, është miku ynë i madh”, ka shtuar Andi Bushati.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.