Kryeministri Edi Rama publikoi mbrëmjen e sotme pamje mbresëlënëse të luginës së Vjosës në rubrikën “Beatiful Albania”.

“Vjosa, sot e mbrojtur si ‘Park Natyror’ së shpejti në mbrojtje si ‘Park Kombëtar’”, shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.

Në 13 qershor u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe organizatës amerikane “Patagonia” për nisjen e punës së përbashkët për ta shpallur Vjosën “Park Kombëtar”.

Ju pëlqen!

Për shkak se lumi Vjosa dhe lugina e tij është një park shumë kompleks, është marrë një ekspertizë ndërkombëtare përveç asaj të brendshme, që të gjitha procedurat e shpalljes të Vjosës Park Kombëtar, të jenë me standardet më të larta ndërkombëtare./atsh /

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.