Një kuzhinier i mirë e di sekretin e një supe të pasur dhe të shijshme: një fletë dafinë. Barishte aromatike që i jep ushqimit një intensitet dhe thellësi delikate që e bën një vakt të paharrueshëm. Jo vetëm që gjethet e saj kanë shije të mirë, por ato janë gjithashtu të mira për ju sepse kanë veti  detoksifikuese dhe mund të ngadalësojnë plakjen, lufton infeksionet bakteriale dhe përmirëson gjithçka, nga problemet e frymëmarrjes, deri te shëndeti i zemrës. Është një barishte e fuqishme nga e cila të gjithë mund të përfitojnë:

Ankthi dhe lodhja. Kombinimi i kimikateve në gjethes së dafinës prodhon një efekt qetësues kur digjet. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të ndizni disa gjethe të thata në të njëjtën mënyrë që të digjnit nj temian.  Ndërsa merrni frymë , do të ndjeni një gjendje shpirtërore të qetë.

Zbokth. Për të trajtuar zbokthin, përzieni atë me vajin e ngrohtë të dafinës. Masazhoni kokën tuaj, mbështillni me një peshqir dhe pushoni për 15 deri në 60 minuta. Ju gjithashtu mund të shtoni disa pika vaj gjethe dafine në shampon tuaj të përditshme, në mënyrë që të luftoni zbokthin.

Diabeti: Një artikull i botuar bashkarisht nga Universiteti Bujqësor në Peshaëar, Pakistan dhe Qendra e Kërkimit të Ushqimit Njerëzor USDA Beltsville zbuloi se gjethet e dafinës janë një trajtim efektiv për njerëzit me diabet tip 2. Studimi tregoi se konsumimi i vetëm 3 gram gjethe në ditë mund të ulë nivelin e glukozës.

Tretja: Kulturat nga Mesdheu në Azinë Lindore që përdorin ilaç alternativ besojnë në fuqitë e ngrohjes dhe shërimit të gjethes së dafinës. Përfshini gjethe dafine në gatimin tuaj ose fërkoni vajin e gjethes së dafinës në stomakun tuaj pas ngrënies për të nxitur sekretimin e lëngjeve tretës dhe enzimave. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]