Lideri i Koresë Veriore Kim Jong Un është një nga liderët e botës më famëkeq dhe më të mistershëm.

Sundimtari komunist erdhi në pushtet pas vdekjes së babait të tij Kim Jong Il në dhjetorin e vitit 2011

Lideri i Koresë së Veriut është një personazh me shumë të panjohura. Fëmijëria e tij është mbajtur e fshehtë ndërkohë dihet se është shkolluar në Perëndim me emër tjetër.

Në galerinë e mëposhtme keni 6 fakte që ndoshta nuk i keni ditur për Kim Jong Un.

Ju pëlqen!

1. Ai u shkollua në Zvicër duke përdorur një emër tjetër. Në një shkollë shumë prestigjioze afër Bernit, Zvicër, ishte një nxënës nga Koreja e Veriut nga viti 1998 deri më 2000. Ai ishte regjistruar si anëtar i ambasadës. Ai nuk tregoi kurrë se si ishte emri i tij i vërtetë.

 

2. Data e lindjes së Kim Jong Un, 8 janari është festë kombëtare, megjithëse nuk dihet me saktësi se sa vjeç është ai.

3. Kim Jong Un më 2013 arrestoi dhe ekzekutoi axhën e tij për tradhti, gjithashtu ka vrarë edhe vëllanë e tij, nga frika e marrjes së pushtetit.

 

4. Ai ka disa tituj të ndryshëm. Natyrisht, “Lideri Kryesor i Republikës Popullore Demokratike të Koresë, Udhëheqësi i Partisë, dhe Popullit” janë titujt e tij që njihen, por ka edhe disa të tjerë. si,“Fillimi i Ri”, “Shoku i Shkëlqyer”, “Gjeniu”, “Marshalli i Koresë së Veriut”.

 

5. Kim Jong Un është gjenerali i vetëm në botë që nuk ka përvojë ushtarake.

6. Fëmijëria e tij është një mister. Ky njeri nuk dëshiron të publikojë as fotografi të fëmijërisë së tij. Megjithatë, më 2014, kjo foto dhe disa të tjera u shfaqën në një ekran gjatë një tubimi të madh ushtarak në Kore të Veriut.

 

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!