“Ushtria kibernetike” e Kremlinit po fiton gjithnjë e më shumë famë, por taktika të ngjashme përdoren për të ndikuar opinionin përreth botës

Moska është akuzuar se ka financuar “ushtrinë e papagajve” për të postuar opinione prorusë nëpër internet. Megjithatë, Kremlini nuk është qeveria e vetme që kërkon të përdorë Internetin për të promovuar një këndvështrim të caktuar. Ja se cfarë po bëjnë edhe disa të tjerë:

BRITANIA

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Në dosjet e nxjerra prej Eduard Snoudenit vitin që kaloi, raportohej se GCHQ britanike kishte zhvilluar mjete për të ndikuar në debatet online, ndryshuar rezultatin e sondazheve, “amplifikuar” mesazhe të sanksionuar në YouTube si dhe dërguar emaile të rremë prej llogarive të rregjistruara.

First Look Media, e cila publikoi informacionet, e përshkroi atë si armën e agjencisë britanike të spiunazhit në zotërimin e arteve të errët të Internetit, “një bufe për hacker-ët, që këta të bëjnë kërdinë online”. Në raport thuhej se stafi i GCHQ inkurajohej që të “mendonte sa më gjerë” për atë që mund të ndërtonin, me qëllim lehtësimin e “mashtrimit përmes Internetit”.

GCHQ tha se programet e tyre, me emra të koduar si “Shtegu i Luftës”, “Zoti i Argjendtë” dhe “Vetëtima” ishin të gjithë “në përputhje me një kuadër ligjor dhe politik të rreptë”, dhe i nënshtrohej një “mbikëqyrjeje rigoroze”, një pretendim për të cilën u ngritën dyshime nga ana e Glenn Greenëald, ish gazetar i Guardian, që krijoi i pari First Look Media.

UKRAINE

Edhe Ukraina e përdor manipulimin e Internetit si taktikë, ndonëse pakëz më publikisht.

Në vitin 2014 u krijua Ministria e Informacionit, për t’iu kundërvënë propagandës ruse dhe shumë shpejt ajo u pagëzua me emrin “ministria e të vërtetës”, nga ata që bëjnë aludime të një natyre Oruelliane. 

Pak muaj më vonë, ministri i informacionit, Juri Stets, krijoi një “ushtri informacioni” duke rekrutuar ukrainas online, për të luftuar në frontin më të rëndësishëm nga të gjithë – frontin e informacionit. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Stets tha se më shumë se 20 mijë persona kishin rënë dakord t’ia dedikonin kohën e tyre kësaj “lufte të përditshme”.

BBC raportonte se një prej detyrave të para të projektit, i njohur edhe si i-Army, ishte të krijonte llogari në mediat sociale dhe të grumbullonte sa më shumë miq që paraqiteshin si banorë të Ukrainës lindore.

Ukraina po luan e ka kush e ka me Rusinë, e cila ka zotëruar edhe taktikat e fshehta, edhe ato të hapura – që nga investimi në ekspansionin global të Russia Today, deri tek agjencia e lajmeve Sputnik, e krijuar për t’iu kundërvënë “propagandës agresive” nga Perëndimi. Revista The Economist e ka përshkruar këtë përpjekje si një “art të ri” për Ukrainën.

INDIA

Në prag të zgjedhjeve të vitit 2014 në Indi, si partia Bharatya (BJP) ashtu dhe Partia e KOngresit u akuzuan se kishin punësuar “papagaj politikë” për të folur në favor të tyre nëpër blogje dhe media sociale. “The Times of India” shkruante se njerëz me kapital të mirë në internet afroheshin për të marrë pjesë, duke përfshirë edhe ata, opinionet e të cilëve shfaqeshin në mediat kryesore. Shtypi indian ka shkruajtur gjithashtu edhe për një grup në Tëitter që mbron fuqimisht BJP-në dhe udhëheqësin e saj, si dhe kryeministrin indian, Narendra Modi.

KINA

Edhe qeveria kineze besohet se ka një ushtri qytetarësh të internetit që devijojnë opinionin pozitiv në drejtim të saj dhe Partisë Komuniste të Kinës, e pagëzuar me emrin “Ushtria 50 qindarkëshe”, duke iu referuar pagesës që mendohet se ata marrin.

Freedom House e ka përshkruar këtë përpjekje si një “politikë gjithëpërfshirëse të PKK, që shoqërohet me një sistem të madh trainimesh dhe shpërblimesh”.

Zyrtarët e qeverisë nuk e përmendin me emër Ushtrinë 50-qindarkëshe, por në vitin 2010, një editorial në gazetën shtetërore Global Times diskutonte për “komentuesit e padukshëm në internet”. Shumë njerëz që pretendojnë se janë ish lejtnantë kanë folur dhe vitin e kaluar, disa emaile të nxjerrë prej hacker-ëve tregonin se si komentuesit në qytetin e Ganzhout udhëzoheshin të orientonin bisedat dhe debatet në Internet. Në vitin 2013, Morning Post e Pekinit shkruante se 2 milionë vetë po punësoheshin për të monitoruar dhe analizuar opinionin publik për vendim-marrësit.

Ashtu si në rastin e Rusisë, ka qenë një sfidë e vërtetë për analistët që të dallojnë mes atyre që punojnë për qeverinë zyrtarisht, papagajve të paguar dhe ata që janë aktivë në bordet e mesazheve ku shfaqen ndjenja të sinqerta nacionaliste./Guardian/

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...