Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas rritjes së numrit të infektimeve me COVID-19 dhe për rritjen e numrit të vdekjeve në Infektivë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Faecbook, Geci ka thënë se shëndetësia nuk është zanat që di ta punoj Zemaj.

Lexo Edhe:
Meksika ia zë Francës vendin e pestë për më së shumti viktima të koronavirusit
“Alarm. Ministri i Shëndetsis të jap dorheqje të pa revokueshme . nese jo atëhere Avdullah Hoti ta shkarkoj atë . 1. Thjesht nuk e din këtë zanat . Kjo duhet të mbetet nji mësim për të gjithë ata që marrin hygjym në zanate të huaja për të cilat nuk ja kan haberin as në menagjim e as në mjeksi”, ka shkruar Geci.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!