Diplomati Grenell mbajti një intervistë korrekte diplomatike, pavarësisht pyetjeve sugjestionuese me agjendë të qartë. Madje ai refuzoi të përgjigjet pozitivisht te pyetja e paturp “a gënjeu Albin Kurti”.

Po ashtu, edhe “spinit” për disa që paskan fyer në rrjetet sociale prirjen e tij seksuale, Grenell iu përgjigj se këto gjëra nuk i bëjnë përshtypje. Normalisht, një diplomat nuk mund të merret me disa komente banale qytetarësh privatë që askush nuk i njeh dhe gazetari i ka përzgjedhur mes mijëra komentesh korrekte.

Nga intervista e Grenell u vu re se Hashim Thaçi dhe plani i shkëmbimit tashmë janë braktisur nga ShBA.

Ju pëlqen!

Po ashtu u pohua se pavarësisht politikave tregtare e tarifore, ShBA kurrë nuk ka konsideruar largimin e mbështetjes ushtarake dhe ekonomike. E sa për tarifën ai ndërkohë që pohoi qëndrimin amerikan për heqjen e saj, po ashtu tha se e kanë vendosur qeveria e mëparshme, PDK, AAK dhe Nisma.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!