“I urryer është për mua, aq sa portat e ferrit, ai njeri që fsheh në zemrën e tij diçka ndërsa me fjalë thotë diçka tjetër.”
– Homeri, “Iliada”

“Njeriu nuk mund të bëjë asgjë nëse fillimisht nuk e kupton se ai nuk mund të llogarisë në askënd përveç vetes; se ai është i vetëm, i braktisur në tokë, në mes përgjegjësive të tij të pakufishme, pa ndihmë, pa asnjë qëllim tjetër përveç atij që ai ia ka caktuar vetes, pa asnjë fat tjetër përveç atij që ai ia ka krijuar vetes në këtë tokë.
– Jean Paul Sartre

“Gabimet, mbi të gjitha, janë bazament i së vërtetës dhe nëse dikush nuk e di se çfarë është një gjë, është një përparim në njohje nëse të paktën arrin ta dij se çka nuk është.”
– Carl Gustav Jung

Ju pëlqen!

“Sa më e pa jetuar jeta, aq më i madh është ankthi i vdekjes. Sa më shumë që dështoni për ta provuar plotësisht jetën, aq më shumë do t’i frikësoheni vdekjes.”
– Irvin D. Yalom

“Kur të gjithë janë fajtorë, askush nuk është fajtor; pohimet për faj kolektiv janë mbrojtja më e mirë e mundshme kundër gjetjes së keqbërësve dhe justifikimi më i mirë për ata që nuk bëjnë asgjë.”
– Johanna “Hannah” Arendt

“Vetmia e prodhon origjinalitetin, bukurinë mahnitëse dhe guximtare, poezin. Por vetmia gjithashtu e prodhon edhe ligësinë, disproporcionalen, absurdin dhe të ndaluarën.”
– Thomas Mann

“Në pasionin e parë, gruaja e dashuron të dashurin. Në të gjitha pasionet e tjera ajo e dashuron vetëm dashurinë.”
– George Gordon Byron

“Gratë i duan meshkujt e heshtur, sepse ato mendojnë që ata i dëgjojnë.”
– Marcel Achard

“Asnjë femër nuk mund ta quaj veten të lirë, përderisa nuk mund ta kontrolloj trupin e saj.”
– Margaret Sanger

“Asnjëherë mos e pretendo një dashuri të cilën nuk e ndjen vërtetë, sepse dashurinë ne nuk mund ta komandojmë.”
– Alan W. Watts

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!