“HUDZPAHU” LDK

Dilaver Goxhaj

Në përgjigjen përfundimtare të saj, të datës 15.1.2020, të udhëheqjes së Lëvizjes Demokratike e Kosovës, midis të tjerave të tërheq vemendjen pika 4.a.2 e letrës përgjigje të saj, për Vetëvendosjen, lidhur me formimin e Qeverisë, ku thuhet: “LDK do të ketë Kryetarin e Kuvendit, Nënkryetarin e dytë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e parë dhe pesë ministri.” Ndërsa, në pikën 4.b.2 thekson: “LDK do të ketë Presidentin si kandidat të saj të propozuar (porqë si President vepron si faktor unifikues sipas Kushtetutës), si dhe Nënkryetarin e dytë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e parë dhe 5 ministri.” Me sa duket duhet të kenë harruar të kërkojnë edhe Kryeministrin.

Kjo përgjigje është tipike si ajo historia e djalit hebraik Hudzpah. E themi këtë për vet faktin se LDK, edhe pse e votoi unanimisht Glauk Konjufcën për kryeparlamentar, tash i drejtohet VV që ta mëshirojë e t’i kthejë postin e kryeparlamentarit të Kosovës! Kështu rezulton të ketë ndodhur edhe me historinë e djali hebre, i cili, pasi vrau prindërite tij, iu lut gjykatës ta mëshirojnë për faktin se ishte jetim.

Ja që historia na përsëritet pas mijëra vjetësh në shtetin më të ri të botës, në Kosovë, ku “hudzpahu” LDK, edhe pse e votoi Glauk Konjufcën për kryeparlamentar, tash pendohet e thotë e dua unë atë pozitë, ndërkohë që ai votim tash është i ezauruar posaçërisht prej vetë LDK.

Çudia tjetër është, se edhe pse LDK doli e dyta në zgjedhje, megjithatë Vetëvendosja i jep përgjegjësi të barabarta qeveritare, por LDK nuk është e kënaqur!

Ngaqë ky lëshim pothuaj i padëgjuar më herët nga ndonjë forcë politike, LDK-së i duket pak.

Të befason ky lloj apetiti i LDK me këto kërkesa edhe pse ka shërbyer më herët si patericë e PDK-së, edhe pse kur e ka udhëhequr Qeverinë ka qenë pa këllqe e me korrupsion, edhe pse ka qenë ortake në faljen e territore të Kosovës dhe në enklavizimin e saj përmes Zajednicën, edhe pse ka qenë entusiate në ngritjen e Gjykatës Denigruese Speciale kundër UCK-së, e, duke mos njaftuartë gjitha këto, sot, bashkë me këtë përgjigje tipike si Hudzpahu hebre, kryetari i saj, Isa Mustafa, çlirimin e Kosovës ia dedikon të vdekurve, viktimave, dhe aspak luftës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, duke thënë: “Viktimat e Reçakut, janë vulë e çlirimit dhe shtet-formimit tëKosovës”!+O Perëndi! Janë vizituar vallë ndonjëherë te mjeku këta udhëheqës të LDK-së, apo nuk ka mjekë psiqiatër në Prishtinë?!

Të gjitha këto, për të mos i cilësuar çmenduri, të habisin se si LDK guxon e shfaqet në shkallën më të lartë të prishjes së koalicionit aq të shumëpritur nga populli për formimin e premtuar të qeverisë së Kosovës.Megjithatë na ngushëllon fakti se nuk duhet të çuditemi ngaqë difekte anatomike ekzistojnë te njerëz të veçantë, por na çudit fakti se si të ekzistojnë në një udhëheqje të tërë të njëforce politike!

Kjo të befason, gjë që të bind se është diçka e paramenduar shumë më herët dhe e konsultuar me ustallarë të jashtëm e të brendshëm, përderisa nuk pranuan as sugjerimet e përfaqësuesit të Departamentit të SHBA, të partnerit të vetëm ndërkombëtar.

Ky qëndrim prej të sëmuri politik nuk mund të sjellë gjë tjetër për bartësit e këtyre difekteve, veçse keqardhje për ta, që bie ndesh me angazhimin atdhetar serioz dhe durim shembullor nga ana e VV. Familjarizimi edhe i forcave të tjera politike në Kosovë me këtë lloj gjendje anormale të udhëheqjes së LDK dhe, aq më keq të konsideruarit e pretendimeve të saj si normalitet, duke iu kundërvënë qëndrimeve normale të VV e duke i quajtur ato si difekt, nëpërmjet një trajtimi tepër regresiv, duke u përpjekur të krijojnë në popull iluzionin se LDK po ecën në rrugë të mbarë, në këtë turbullirë helmuese politike, tregon se klasa aktuale politike në Kosovë po përgatit një dramë edhe më të madhe për popullin e saj.

Sikundër shihet, kjo veprimtari goditëse në unison e LDK dhe e forcave të tjera tëvetëquajtura “përfaqësuese të UÇK-së”, kundër mbarëvajtjes në Kosovë si dhe kundër Luftës Çlirimtare dhe mbrojtësve të saj, e cila po vjen gjithnjë duke u zbukuruar me sajesa dialektike,ku provat janë shpikur e po shpiken për ditë kundcër VV dhe UÇK-së nga një mëndje embrapshtë, për t’i bërë akuzat e tyre të padrejta si e si të duken të vërteta.

Mund të ketë edhe raste që të “vërtetat” e tyre të jenë gjysëm të vërteta, si kjo e kërkesëssë postit të kryeparlamentarit, i cili është aspekti më i pështyrë në këto zhvillimet e funditpolitike në Kosovë, “fakt” që ata e votuan me aq sinqeritet, por, pas një vrojtimi më tëkujdesshëm, rezulton të jetë sa i pasaktë, aq edhe hipokrit e përmbysës të rrjedhave politike tëpritshme në Kosovë, duke u tallur me vullnetin e popullit që u ka besuar votën.

Tiranë, 15 janar 2020