Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës është i kotë nëse formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe kushtëzohet në përputhje me ligjet e Kosovës.

“Nëse e vendosni atë gardh në përputhje me ligjet e tyre e bën të kotë të gjithë dialogun, nëse edhe ata vetë nuk i respektojnë dhe as Prishtina nuk e respekton Kushtetutën e saj, sepse po ta respektonte nuk do të ekzistonte Ushtria e Kosovës sepse në Kushtetutë thuhet që lidhur me të është dashur të pyetën serbët, por nuk janë pyetur”.

Kjo deklaratë e kryeministres serbe vjen pas asaj të emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili tha se Asociacioni nuk bën të jetë shtet në shtetin e Kosovës dhe se duhet respektuar Kushtetuta e Kosovës.

Ju pëlqen!

“Dje kam pasur një takim me ambasadorin amerikan Christopher Hill. Kam thënë që shpresoj në qasje konstruktive, por nuk shoh se ka vend për bisedë me Albin Kurtin, ai nuk ka dëshirë”, ka deklaruar ajo, shkruan N1.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.