Nga 61 të punësuar sa ka kabineti i presidentit të shtetit, vetëm katër kanë qenë shqiptarë. Kjo është situata të cilën presidenti i ri Stevo Pendarovski e ka gjetur pas përfundimit të mandatit të ish-presidentit Gjorgje Ivanov, shkruan gazeta KOHA. Madje, asnjë përkthyes maqedonisht-shqip nuk kishte qenë i punësuar në kohën e Ivanovit.

Tashmë, siç tha Pendarovski, përveç punësimeve të rregullta të shqiptarëve, kabineti po bën sistematizimin e ri, me qëllim që, krahas punonjësve të rregullt në pozita të larta, të mund të punësohen edhe përkthyes maqedonisht-shqip për nevojat e përkthimit të e dokumentacionit dhe faqes zyrtare të presidencës.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!