Ylli i PSG-së, Neymar ka zbuluar një ngjarje interesante që i kishte ndodhur kur ishte fëmijë.

 

Braziliani ka treguar se kur ishte 10 vjeç ishte shumë pranë të nënshkruante me gjigantin Real Madrid, por gjithçka dështoi shkaku që u përmallua për shtëpinë, shkruan lajmi.net.

Neymar tregoi se Real Madrid i dërgoi ftesë gjatë kohës së “Galaktikëve” për të shikuar ndeshjen dhe të hyjë në prova dhe qëndroi aty për një javë.

“Kur isha 10 vjeç, Real Madrid me ftoi që të provoja vetën. Isha shumë i gëzuar. Ishte gjatë epokës së Galaktikëve”.

“Shikova ndeshjen dhe mendoj që të gjithë golat u shënuan nga brazilianët. Qëndrova aty për një javë. U përmallova për shtëpinë dhe doja të rikthehesha”, deklaroi ai.

Real Madrid provoi ta transferoi Neymarin edhe gjatë vitit 2017, por që marrëveshja prapë nuk u arrit shkaku i dashurisë që braziliani kishte për Barcelonën dhe njëkohësisht PSG nuk pranonte shitjen.