Newcastle United është klubi i parë i Premier League që aplikon papunësinë e pjesshme për vartësit e tij, por jo për lojtarët e skuadrës së parë, për të evituar krizën ekonomike për shkak të emergjencës koronavirus. Me një email të firmosur nga Managing Director Lee Charnley, klubi i presidentit gjithnjë të kontestuar Mike Ashley ka informuar punonjësit se, për shkak të emergjencës për Covid-19, puna e tyre është pezulluar me kohë të pacaktuar.

Inisiativa përjashton yjet e të gjithë stafin e skuadrës së parë, ndërsa përfshin të gjithë zbuluesit e teknikët e akademive të ndryshme. Punonjësve, mes tyre edhe ata të Akademisë e Fondit që merren me bamirësi, i është kërkuar të aderojnë në programin qeveritar që parashikon pagesën e 80% të rrogave. Qeveria britanike ka njoftuar në fillim të marsit se punëtorët mund të kërkojnë 80% të pagave të tyre deri në 2.500 stërlina (rreth 2.800 euro) në muaj. Do të vazhdojnë të marrim pagat e plota futbollistët, që fitojnë mesatarisht 40.120 stërlina në javë, rreth 45mijë euro.

Polemikave, drejtori i Magpies i përgjigjet se “vendimi nevojitet për të siguruar mbijetësën e klubit, që ka humbur më shumë se 1 milionë stërlina (zakonisht të fituara nga shitja e biletave) për cdo ndeshje të paluajtur”. Një konflikt i vazhdueshëm mes shoqërisë, që po kërkon të shesë klubin, e tifozëve, të tërbuar nga mos rimbursimi i abonimeve të shitura për ndeshjet e paluajtura.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!